Mesazh urimi i presidentit Meta/ "Zhgënjimet e vitit të vjetër, reflektim për 2020-tën"
Presidenca ka publikuar, pak më parë, urimin që presidneti i...
Viti që lamë pas është një vit i shoqëruar me një sërë ngjarjesh që do të mbahen mend gjatë në hostorinë e vendit tonë.
Në janar të vitit 2019, gazeta gjermane ?Bild?, publikoi përgjimet në lidhje me shit-blerjen e votave nga Partia Socialiste në Dibër. Këto përgjime kanë lidhje me të ashtuquajturën ?Dosja 184?, e përfolur nga opozita si dosja voluminoze që provon krimin zgjedhor në Dibër.
Më titullin ?Shiritat e dëgjimit dëshmojnë: Qeveria manipuloi zgjedhjet?, Tiede ka publikuar audio-përgjimet ku flet edhe vetë kryeministri Edi Rama. Ky i fundit dëgjohet teksa bisedon me ish-drejtorin në Ministrinë e Brendshme, Arben Keshin.
Rama e pyet Keshin nëse e ka realizuar obljektivin dhe drejtori përgjigjet pozitivisht. Dosja.al ka zbardhur 16 audio-përgjimet e publikuara nga mediat gjermane dhe ka përshtatur në shqip të gjithë artikullin e prestigjiozes. (Lexo këtu)
Përgjimet e Bild, shërbyen si kauzë për opozitën, e cila filloi protestat kundër qeverisë.
Pas një proteste të zhvilluar në 16 shkurt, opozita e drejtuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha vendosi të djegë mandatet e deputetëve, në shenjë proteste kundër qeverisë, të cilën e akuzon se ka ardhur në pushtet me votat e blera nga paratë e krimit.
Por, pas djegies së mandateve të deputetëve, të tjerë kandidatë nga listat shumëemërore të PD dhe LSI pranuan mandatet e lëna bosh, gjë që çoi në krijimin e një opozite të re parlamentare.
Më tej, opozita bojkotoi edhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit, të cilat u zhvilluan në shumicën e bashkive në vend, me një kandidat të vetëm në garë. Kështu, Basha i dhuroi Ramës në tavolinë 61 bashki. Pra, të gjithë pushtetin lokal.
Një tjetër ngjarje është edhe dështimi për të hapur negociatat për anëtarësim në BE. Një ngjarje kjo në fakt e shumëpritur nga shqiptarët, por që lideret e BE vendosën të japin një përgjigje negative për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në 18 tetor 2019, Komisioneri për zgjerimin në BE, Johanes Hahn, bëri të ditur se liderët e Bashkimit Europian përfundimisht nuk arritën të kishin një dakordësi për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Bashkimin Europian.(Lexo këtu)
Një tjetër ngjarje që do të mbahet mend është edhe atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoj, ku humbi jetën drejtuesi i mjetit, Andi Maloku, dhe mbeti i plagosur vetë prokurori si dhe shoqëruesi i tij Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Landi Muharremi, apo ?Rrumi?, mësohet se ky i fundit ka lënë ambientet e spitalit.
Përsa i përket atentatit të Durrësit, policia ka arrestuar si të dyshuar 34-vjeçarin Redjan Rraja. Ai u ndalua me urdhër të prokurorëve, Anton Martini e Besim Hajdarmataj, teksa tentoi të largohej nga Shqipëria nga pika kufitare e Hanit të Hotit për në Malin e Zi, pas gjetjes së shenjave të gishtrinjëve në automjetin e përdorur për kryerjen e atentatit, të braktisur në fshatin Shkafanë të Ishmit. (Lexo këtu)
Një tjetër ngjarje që preku zemrat e të gjithëve është ajo e rastit të djalit 11 vjeçar, Alvin Berisha, i cili ka prekur zemrat e të gjithëve me historinë e tij.
11-vjeçari prej 5 vitesh ndodhej në kampin e Al-Hol në Siri i plagosur nga shpërthimi i një bombe, që i kanë shkaktuar probleme serioze në ecje.
Alvini u mor në Siri nga nëna e tij e cila humbi jetën gjatë luftimeve më Siri.
Alvin Berisha u lirua nga kampi falë ndërhyrjes së mediave italiane, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe ?Gjysmëhënen? siriane. (Lexo Këtu)
Më tej, një ndër ngjarjet më tragjike ishte tërmeti i 26 nëntorit.
Rreth orës 03:54 të mëngjesit të 26 nëntorit 2019, Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.4 ballë, i shkallës rihter.
Tërmeti zgjati mbi 30 sekonda dhe u ndie në të gjithë Shqipërinë, por zonat më të prekura ishin Durrësi, Thumana ku shumë ndërtesa u kthyen në gërmadha.
Tërmeti i 26 nëntorit la pas një bilanc tragjik, ku 51 persona humbën jetën, qindra mbetën të lënduar, ndërsa me mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë për shkak se banesat e tyre janë shembur ose janë bërë të pabanueshme nga dëmet e mëdha që kanë pësuar. (Lexo këtu)
Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e njohur ndryshe si SPAK është një tjetër ngjarje e raportuar fort nga mediat dhe me një impakt të fortë në opinionin publik.
Ngritja e SPAK ka pritshmëri të lartë nga shqiptarët të cilët duan që drejtësia të jetë më në fund në krahun e tyre, por edhe nga ndërkombëtarët.
Por, pavarësisht pritshmërive të larta, ngritja e SPAK u shoqërua edhe me akuza. Pas zgjedhjes së prokurorit Arben Kraja në krye të Prokurorisë së Posaçme në media u publikuan akuza dhe dokumente, ku pretendohet se Arben Kraja është ish-hetues i regjimit komunist.
Ish-hetuesi i diktaturës në krye të SPAK/ Publikohen të tjera fakte tronditëse
Presidenca ka publikuar, pak më parë, urimin që presidneti i...
Të dashur miq e bashkëkombas kudo jeni, lutem të ndaj me ju ...
Teksa na ndajnë pak orë nga ndërrimi i viteve, ish kreyminis...
Shumë media vendosin sondazhe, votime për personazhin e viti...
Në Shqipëri u instalua lumturia. Sot jemi akoma më të fortë ...
Do të duhej një analizë shumë e gjatë, renditje faktesh, dës...
Dy ditë më parë në mbrëmjen e ditës së dielë, “Brryli Brodëa...
Partia Demokratike ka reaguar me tone mjaft të forta pas ate...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar duket se nuk do të ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
* Pak personazhe në historinë ruse, janë aq të njohura sa mi...
Nga janari 2020 gjyqtarët nuk do mund të udhëtonin më jashtë...
Thellohet bilanci i sondazhit që ka nxjerrë bllof liderin e ...
Pavarësisht se, mbërritëm në dekadën e dytë të shekullit ’21...
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
2019-a la një shije të hidhur për vendin. Viti nisi me një k...
Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ës...
Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka ironizuar thellë kry...
Karriera dhe biznesi janë dy aspekte që na ndihmojnë të udhë...
Kryeministri Edi Rama në një videolive në rrjetet sociale, k...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...