"Përgjegjësit u dënuan"/ Blendi Klosi: Rrethimi në Zvërnec është hequr
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka bërë me...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka bërë me...
Opozita e bashkuar nuk ka ende një konsensus nëse duhet ndryshuar apo jo sistemi zgjedhor dhe nëse po, cili do të ishte më i përshtatshëm për Shqipërinë.
Grupi i punës që udhëhiqet nga drejtuesi politik Gazment Bardhi, vijon punën prej disa muajsh për të dalë në janar me draftin e tij final.
Në një intervistë për gazetën ?Panorama?, sekretari i PD-së për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, tha se grupet e punës vijojnë diskutimet sa i përket sistemit zgjedhor. Kaso theksoi se prioritet i PD-së është adresimi i shqetësimeve të evidentuara nga OSBE/ODHIR-i.
Ndërkohë, sekretari për çështjet zgjedhore i PD-së shtoi se opozita është e përgatitur të fitoj zgjedhjet e parakohshme, edhe me kodin elektoral aktual, por vetëm nëse zgjedhjet organizohen nga një qeveri e përkohshme.
Po ashtu, Kaso akuzoi kreun e qeverisë se po tenton të bllokojë Reformën Zgjedhore gjithëpërfshirëse.
INTERVISTA
Z. Kaso, pak javë më parë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se opozita është gati të konkludojë Reformën Zgjedhore brenda janarit. Në draftin tuaj të Reformës Zgjedhore, ka ndonjë propozim për ndryshimin e sistemit? Në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, dy deputetë, Myslym Murrizi dhe Halit Valteri, dorëzuan një propozim për sistemin zgjedhor, ndërsa maxhoranca u shpreh e gatshme për të diskutuar për këtë, ndërsa mësohet se nuk është prioritet i tyre. Ka opozita ndonjë propozim ose sistem preferencial, të cilin e ka diskutuar në grupin e punës?
Padyshim që çështja e sistemit, është aspekti i reformës që tërheq më shumë interes mediatik dhe të një pjese të publikut, por prioritizimi që opozita u ka bërë çështjeve të reformës synon t?u japë zgjidhje problemeve më të mprehta të zgjedhjeve, veçanërisht ato të cilat janë të evidentuara në raportet e fundit të ODIHR-it. Në këtë kontekst, diskutimi për sistemin zgjedhor përbën padyshim një temë të rëndësishme në axhendën e tryezës së ekspertëve të opozitës, ku po trajtohet në mënyrë parimore, serioze e shteruese, duke u përpjekur të evidentojmë sistemin, pikat e forta e të dobëta të sistemit aktual dhe avantazhet e mundshme të sistemeve të tjera. Diskutimi ende vijon midis aleatëve tanë dhe Partia Demokratike është e përkushtuar për të mbështetur çdo vendimmarrje të tryezës së aleatëve për një sistem sa më përfaqësues, i cili do të garantojë legjitimitet të institucioneve të dala nga zgjedhjet, stabilitet dhe mbi të gjitha besim publik në qeverisje.
Kreu i PD-së tha në një mbledhje të Kryesisë së Partisë Demokratike dhe ish-Grupit Parlamentar se Kryeministri Rama po përpiqet të bllokojë Reformën Zgjedhore, duke mos përfshirë të gjitha palët. Ka pasur kohët e fundit ndonjë përpjekje tjetër të ndërkombëtarëve për një tryezë të radhës dhe që është refuzuar nga kreu i qeverisë? Ose si po e bllokon Rama reformën?
Tentativa e Ramës për të miratuar i vetëm një pseudoReformë Zgjedhore, shkon në krah diametralisht të kundërt me kushtin e Bundestagut për një Reformë Zgjedhore të miratuar me kontributin e të gjithë aktorëve politikë relevantë. Kjo, për këdo që ende ka ndonjë keqkuptim, është treguesi më i qartë se cila nga palët politike e ka seriozisht, jo vetëm Reformën Zgjedhore, por mbi të gjitha përmbushjen e kushteve të partnerëve ndërkombëtarë dhe progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit europian.
Qeveria ka shtyrë deri në mars gjendjen e jashtëzakonshme, çka nënkupton se deri në mars, nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Kur mund të jetë koha e përshtatshme, sipas jush, duke marrë parasysh edhe kohën që duhet për të implementuar Reformën Zgjedhore?
Opozita është e përkushtuar për të ofruar kontributin dhe zgjidhjet e saj në një kohë fare të shkurtër, çka i hap rrugën miratimit të tyre në Parlament, në fillim të këtij viti, nëse ka vullnet për të miratuar një reformë konsensuale, e cila në substancë pasqyron standardet më të larta zgjedhore ndërkombëtare. Nga ana tjetër, opozita është e përgatitur për të fituar zgjedhjet e parakohshme kurdo kur ato mund të mbahen, qoftë me Reformë Zgjedhore të miratuar e qoftë me Kodin aktual, i cili gjithsesi do të ofronte garanci për zgjedhje të lira, nëse do të implementohej nga një qeveri kujdestare, jashtë konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira.
Mendoni se identifikimi, votimi dhe numërimi elektronik mund të implementohet që në zgjedhjet e ardhshme në të gjithë vendin?
Sistemi i ilustruar në kuadër të propozimeve e të zgjidhjeve të ofruara nga ana jonë për identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe votimit e numërimit elektronik, nga ana teknike është i gatshëm për t?u implemetuar njëherazi në të gjithë vendin, në një kohë shumë të shkurtër. Ajo çka nevojitet, është mbështetja edhe besimi i të gjitha palëve politike te teknologjia, çka do të ndikojë te përmirësimi i klimës së besimit të të gjithë zgjedhësve te procesi zgjedhor dhe te legjitimiteti i institucioneve të dala nga zgjedhjet.
Cili është propozimi i opozitës për depolitizimin e administratës zgjedhore?
Implementimi i teknologjisë është rruga më e shpejtë, e ndershme dhe e besueshme për depolitizimin e administratës zgjedhore, ku shumë shpejt komisionerët partiakë do të zëvendësohen nga staf teknik, i cili do të përkujdeset vetë për mbarëvajtjen e makinerive të votimit e numërimit e për orientimin e zgjedhësve për një proces normal zgjedhor.
Duhet shkrirë sipas jush KQZ-ja?
Ende tryeza e opozitës nuk ka konkluduar një qëndrim përfundimtar lidhur me modelin e KQZ-së së ardhshme, por një gjë është e sigurt: kjo KQZ, e cila ka drejtuar procesin kriminal të 30 qershorit, ka uzurpuar kompetencat e institucioneve të tjera dhe ka marrë atributet e gjykatave, nuk mund të administrojë zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të prodhojnë rotacionin politik të mezipritur nga të gjithë shqiptarët.
Prej disa muajsh mazhoranca ka ndërmarrë një hap të rëndësis...
Tërmeti i 26 nëntorit u pasua me një tragjedi, pasi mori 51 ...
Viti që lamë pas është një vit i shoqëruar me një sërë ngjar...
Presidenca ka publikuar, pak më parë, urimin që presidneti i...
Të dashur miq e bashkëkombas kudo jeni, lutem të ndaj me ju ...
Teksa na ndajnë pak orë nga ndërrimi i viteve, ish kreyminis...
Shumë media vendosin sondazhe, votime për personazhin e viti...
Në Shqipëri u instalua lumturia. Sot jemi akoma më të fortë ...
Do të duhej një analizë shumë e gjatë, renditje faktesh, dës...
Dy ditë më parë në mbrëmjen e ditës së dielë, “Brryli Brodëa...
Partia Demokratike ka reaguar me tone mjaft të forta pas ate...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar duket se nuk do të ...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
* Pak personazhe në historinë ruse, janë aq të njohura sa mi...
Nga janari 2020 gjyqtarët nuk do mund të udhëtonin më jashtë...
Thellohet bilanci i sondazhit që ka nxjerrë bllof liderin e ...
Pavarësisht se, mbërritëm në dekadën e dytë të shekullit ’21...
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi,...
2019-a la një shije të hidhur për vendin. Viti nisi me një k...
Ish-nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ës...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...