Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së, por vetë është në krizë
Shqipëria ka marrë kryesimin e OSBE me 1 janar nga Sllovakia...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, pas një takimi me banorët e Thumanës, është autorizuar në emër të PD që t?i drejtohet qeverisë për plotësimin e disa kërkesave elementare, me anë të dërgimit të një letre.
Partia Demokratike ka deklaruar se familjet e dëmtuara nga Thumana kanë paralajmëruar grevë urie për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për largimin deri më 3 Janar nga hotelet ku janë strehuar pas tërmetit të 26 nëntorit.
Bardhi ja ka dërguar letrën përkatëse qeverisë dhe bashkisë Krujë, duke listuar 4 kërkesa të banorëve të Thumanës.
Më kryesorja prej tyre, theksohet në deklaratën e PD-së, lidhet me strehimin, pasi bashkia e Krujës, ka vendosur një bonus qeraje vetëm prej 3 mijë lekësh për person, shumë me të cilën nuk mund të gjendet askund një banesë me qera.
4 Kërkesat e Partisë Demokratike për situatën e banorëve të Thumanës pas tërmetit të 26 nëntorit
1- Ofrimin e menjëhershëm të ndihmës shëndetësore për të gjithë banorët që kanë nevojë dhe që ndodhen në strehuar në Hotel Rafaelo.
2- Krijimin e kushteve për strehim të përkohshëm, në kushte normale jetese për këta banorë, gjatë periudhës që nevojitet për sistemimin e tyre në banesat e reja. Deri në përmbushjen e kësaj mase, asnjë banor nuk duhet të detyrohet të dalë jashtë ambientit ku strehohen aktualisht dhe Qeveria duhet të paguajë strehimin e tyre në Hotelin ku ndodhen. Bonusi i qirasë, në vlerën 3 mijë lekë për person, është i pamjaftueshëm për gjetjen e një strehimi nga vetë banorët. Vlera e qirasë është shumë herë më e lartë sesa masa që mbulon bonusi i qirasë. Këshilli Bashkiak i Krujës, duhet të rishikojë menjëherë vlerën e bonusit të qirasë për të gjitha familjet që kanë mundësi të gjejnë banesa me qira, duke bërë kompensimin e vlerës së plotë të qirasë. Ndërkohë që për familjet që janë në pamundësi për ta gjetur vetë banesën me qera, për shkak të gjendjes shëndetësore apo shkaqeve të tjera, të jenë autoritetet lokale që gjejnë dhe sigurojnë strehimin e tyre në kushte normale jetese.
3- Dërgimin e përfaqësuesve të autoriteteve shtetërore dhe lokale, për të informuar banorët e strehuar atje sesi do të veprohet me banesat e tyre, si dhe për t?u ofruar asistencë ligjore për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm, duke shmangur burokracitë e panevojshme dhe kërkesat për dokumentacion jashtë mundësive të qytetarëve. Autoritetet përgjegjëse të sigurojnë banorët për kompensimin e plotë të vlerës së dëmit të pësuar, duke qenë se shumicës prej tyre u janë prishur banesat pa patur mundësi që të marrin gjerat e nevojshme që ndodheshin brenda në banesë. Për pasojë, këta qytetarë kanë humbur gjithçka kishin siguruar gjatë jetës së tyre, me vështirësi dhe mundësi të kufizuara financiare.
4- Ndërhyrjen e autoriteteve shtetërore për të siguruar që asnjë prej banorëve të prekur dhe që përkohësisht është strehuar larg qendrës së punës, të humbasë punën për këtë shkak. Autoritetet lokale duhet të marrin masat për të siguruar transportin e qytetarëve që janë në marrëdhënie pune larg vendit ku strehohen aktualisht, nga vendi i strehimit për në qendrën e tyre të punës.
Partia Demokratike vë në dukje se qeveria dhe autoritetet lokale kanë përgjegjësi ligjore për t?u paraqitur banorëve të prekur nga tërmeti një plan të plotë masash.
?Askush prej banorëve nuk kërkon nga Qeveria apo Bashkia as bamirësi dhe as përfitime të padrejta për shkak të situatës?,- thuhet mes të tjerash në letrën që Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i dërgoi qeverisë dhe bashkisë së Krujës./CNA.al
Shqipëria ka marrë kryesimin e OSBE me 1 janar nga Sllovakia...
Avokati Spartak Ngjela ka analizuar vitin 2019 për politikën...
Një aksident tragjik ka ndodhur pak momente më parë te “Xham...
Si çdo fundvit emigrantët shqiptarë në Greqi, kthehen pranë ...
Dje Shqipëria mori zyrtarisht kryesimin e OSBE-së dhe vetëm ...
Anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku ka reaguar pas...
Shqipëria merr kritika pas dëbimit të mësuesit turk Harun Çe...
Më datë 15 janar do të zgjidhen kryetarët e degëve të Partis...
Me anë të një urimi për ardhjen e Vitit të Ri, akademiku Art...
Analisti Agron Gjekmarkaj thotë se ky vit i ri është viti i ...
Urimeve për një vit të mbarë u është bashkuar edhe ish-minis...
Viti 2019 do të mbahet mend si një vit “i zhurmshëm” përsa i...
Ish deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau është b...
Opozita e bashkuar nuk ka ende një konsensus nëse duhet ndry...
Prej disa muajsh mazhoranca ka ndërmarrë një hap të rëndësis...
Tërmeti i 26 nëntorit u pasua me një tragjedi, pasi mori 51 ...
Viti që lamë pas është një vit i shoqëruar me një sërë ngjar...
Presidenca ka publikuar, pak më parë, urimin që presidneti i...
Të dashur miq e bashkëkombas kudo jeni, lutem të ndaj me ju ...
Teksa na ndajnë pak orë nga ndërrimi i viteve, ish kreyminis...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...