web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjedia që tronditi New Yorkun/ 5 hebrenj u goditen me thikë gjatë festës fetare

29 Dhjetor 2019, 09:23, Kosova & Bota CNA

Pesë hebrenjë janë plagosur dje në New York në kohën kur po zhvillonin një festë në shtëpinë e një rabini, si pasojë e një sulmi me thikë.

Festimet e së shtunës lidheshin me festivalin hebre ?Hanukkah?. Rreth dhjetë persona ishin mbledhur në shtëpinë e rabinit, kur një person hyri me thikë, për të plagosur pesë vetë. Të plagosurit ishin të gjithë anëtarë të besimit hebre. Ata u transportuan në spitalet lokale ku dy prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.

Policia lokale, Ramapo, bëri me dije se i dyshuari për krimin është vënë pranga.

65 vjeçari Aron Kohn, i cili në atë kohë ishte në shtëpinë e rabinit, ka treguar momente nga ngjarja.

?Po lutesha për jetën time. Ai filloi të sulmonte njerëzit menjëherë sapo hyri në derë. Ne nuk kishim kohë të reagonim?, tregoi ai për mediat e huaja.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, në një deklaratë u shpreh se ishte “i tmerruar” nga “akti i përbuzës dhe frikacak”, dhe e caktoi Policinë e Shtetit që të kryente hetime më të thelluara.

“Ne në New York kemi zero tolerancë për antisemitizmin dhe do t?i përbahemi ligjit në masën e tij më të plotë, s ii përket sulmuesit?, u shpreh Cuomo.

Në Izrael, Presidenti Reuven Rivlin shprehu habinë dhe zemërimin e tij në lidhje me sulmin.

“Rritja e antisemitizmit nuk është vetëm një problem hebre, dhe sigurisht jo vetëm problemi i Shtetit të Izraelit. Ne duhet të punojmë së bashku për të përballuar këtë të keqe, e cila po ngre përsëri krye dhe është një kërcënim i vërtetë në të gjithë botën ” tha Rivlin në një deklaratë.

Sulmi ka ndodhur një ditë pasi policia e qytetit në New York tha se oficerët po rrisnin patrullimet në rrethet hebraike pas kërcënimeve dhe sulmeve antisemitike./Përshtati nga BBC.com, CNA.al





Lajmet e fundit nga