web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshje të fuqishme shiu në Izrael/ Dy persona humbën jetën

27 Dhjetor 2019, 21:03, Kosova & Bota CNA

Dy persona kanë humbur jetën në Izrael për shkak të stuhive të forta të shiut.

Zonat veriore të Izraelit janë goditur nga stuhi të fuqishme shiu, reshjet e të cilave mbizotëruan për gati 24 orë. Si pasojë e kësaj stuhie kanë humbur jetën dy persona, një bari 27 vjeçar dhe një adoleshent 16 vjeçar.

Trupi i Majed Kassem Suad, bariut 27-vjeçar, u gjet i mbytur në Galile, fat i ngjashëm ky edhe për 16 vjeçarin Omri Abu Janb, të cilin e mori me vete rrjedha e lumit.

Këto reshje shiu në Izrael janë nga më të dendurat që prej dekadash.

Sipas raportimeve të medieve, niveli i ujit në detin e Galilesë është rritur me 9 centimetra. Në malin Hermon ra rreth 50 centimetra dëborë, si dhe u mbyll zona e skive për vizitorët./CNA.al





Lajmet e fundit nga