web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Po zihen për karrige”/ Këshilltari i Veselit debat me drejtuesin e VV-së në Shqipëri

26 Dhjetor 2019, 21:18, Kosova & Bota CNA

Adri Nurellari, këshilltari i kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ka debatuar mbrëmjen e sotme me drejtuesin ekzekutiv të VV-së në Shqipëri, Bojken Abazin, për krijimin e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së.

Nurellari tha se, VV-ja dhe LDK-ja kanë humbur një numër votuesish krahasuar me vitin 2017, ndërsa kjo nuk u pëlqye nga Abazi.

?LDK-ja ka një rënie prej 1% edhe pse nxori Vjosa Osmanin kandidate, ashtu edhe VV ka një rënie në vota në krahasim me 2017. LDK-ja dhe VV dy parti të kundërta ranë dakort për program dhe po zihen për karrige?, u shpreh këshilltari i Veselit.

Nga ana tjetër Abazi u irritua nga kjo deklaratë dhe e cilësoi të pavërtetë.

?Janë 90 faqe program i përbashkët dhe negociatat kanë zgjatur 1 javë. Ja ku ma verteton atë që thashë më herët që LDK dhe PDK po bëjnë një lojë të fshehtë dhe këtë ma vërtetoi këshilltari i tyre?, theksoi drejtuesi i VV-së./ CNA.al





Lajmet e fundit nga