web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Çështja e qeverisë duhet zgjidhur"/ Mustafa i bën ofertën e re Vetëvendosjes

26 Dhjetor 2019, 12:18, Kosova & Bota CNA

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK, Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, është shprehur për mediat se nëse Vetëvendosja nuk pajtohet me kushtet e Lidhjes Demokratike, ata do të votojnë propozimet e tyre për të përmbyllur seancën konstituive.

?Ne sot e kemi një ditë të rëndësishme, konstituimin e Kuvendit të Kosovës, unë e kisha mbledhjen e kryesisë së LDK-së, për të trajtuar përgatitet për Kuvend, ne mbesim edhe më tutje të përkushtuar që vendit ti japim zgjidhje në këto momente, jemi të gatshëm që të ofrojmë zgjidhje edhe në të ardhmen?, ka thënë lideri i LDK-së.

Mustafa ka treguar se me Albin Kurtin kanë rënë parimisht dakord që ndarja e qeverisë të bëhet proporcionalisht, duke treguar kështu, ofertën që ka bërë për Vetëvendosjen.

?LDK është dakorduar që qeveria të ndahet proporcionalisht, 5 ministri për LDK dhe për VV si partnerë kryesorë qeverisës kryeministri dhe një zëvendëskryeministër t?i takojë LVV dhe ne asnjë rast nuk kemi shtruar çështjet. Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë dhe kryetari i kuvendit t?i takojë LDK-së.

LDK ka propozuar kandidatin për president i cili sipas tyre plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret kushtetuese. Me anë të këtij propozimi, LVV mund të marrë një ministri nga LDK duke bërë që proporcioni në ministri të mbetet 6 me 4.

?Ne kemi llogaritur se në të gjitha këto variante LVV do të ketë më shumë pozita sepse tani do të ketë 7 pozita qeveritare, dhe dy nënkryetarë të kuvendit, ndërkaq, më vonë kur do ta bënim zëvendësimin me president, ne do të mbesim me 7 pozita ndërkaq LVV do të ketë 10 pozita përfshirë ministrinë që do të bartet?, tha Mustafa.

Kreu i LDK-së u shpreh se nëse Vetëvendosja nuk bie dakord, atëherë LDK është e gatshme të heqë dorë nga kërkesat për përgjegjësi.

“Nëse LVV-ja e sheh LDK-në si pengesë, LDK-ja është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesa për përgjegjësi. LDK-ja do të votojë me 28 deputetë pa asnjë kusht formimin e institucioneve të reja të drejtuar nga Vetëvendosja?, tha Mustafa./CNA.al





Lajmet e fundit nga