web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta feston Krishtlindjen me familjet e prekura nga tërmeti/ Duhet të jemi më pranë atyre

25 Dhjetor 2019, 15:43, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në drekën e Krishtlindjes të shtruar në Famullinë ?Zoja e Ngritur në Qiell? për familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras.

Meta shprehet se në këto momente të vështira pas tërmetit duhet të jemi pranë atyre që kanë nevojë për më shumë kujdes, dashuri dhe përfshirje sociale, për t’u dhënë shpresë.

?Me kënaqësi të veçantë mora pjesë sot në drekën e Krishtlindjes të shtruar në Famullinë ?Zoja e Ngritur në Qiell? për familjet e prekura nga tërmeti në Mamurras, për të ndarë me ta urimet më të ngrohta e të përzemërta në këtë Ditë të Bekuar.
Në këto momente të vështira, kur pasojat e rënda që la pas tërmeti tragjik ende nuk janë tejkaluar, duhet të jemi në radhë të parë më pranë atyre që kanë nevojë për më shumë kujdes, dashuri dhe përfshirje sociale, për t’u dhënë shpresë, kurajo dhe gëzim, për të punuar të gjithë së bashku në mënyrë që Krishtlindjet e tjera t?i kremtojmë si gjithmonë nën një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse.
Falenderoj Kryeipeshkvin Metropolitan Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo që më ftoi për të kaluar disa çaste të paharruara gëzimi me këto familje të dashura? shkruan Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga