web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“E fejova vajzën 15 vjeç, dhëndri ra në burg”/Rama: Ja paske gjet tamam… Hajde jeta kështu e ka

25 Dhjetor 2019, 16:15, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka vizituar disa familje të prekura nga tërmeti në Gjorm të Laçit dhe ka marrë pjesë në një drekë të shtruar nga vetë banorët.

Gjatë bisedës në tavolinë familje, Rama pyet për fëmijet se si janë me mësimet në shkollë, ndërkohë kryefamiljari i tregon se dy prej fëmijëve nuk janë në shkollë.

Ai tregon se vajzën e ka fejuar në moshën 15 vjeçare e nuk e vazhdoi më shkollën, ndërsa djali në gjimnaz tentoi të ikte në Angli por e kthyen.

Rama pyet më të voglën e shtëpisë, ndërsa shpërndan mishin e gatuar.
?Merreni me dorë se s?kemi pirun?këto kushte kemi. Çfarë klase je??, thotë Rama.

Vajza: Në klasë të dytë
Rama: Si je me mësime?
Vajza: Tek të dalluarit?
Rama: OOooo, do vdes, ka lezet, ke të dallimit?
Rama: Po ti ku je? (i drejtohet djalit të madh të familjes)
Djali: Unë nuk e kam ndjek shkollë, 12 vjet dhe nuk kam vazhduar më.
Rama: Po çfarë bën, punon?
Djali: Jo aktualisht pa punë..
Rama: Pa punë por kështu qenke i vesh si model, top model. Po pse pa punë? Të të fusin në punë? apo varet çfarë pune..
I zoti i shtëpisë: U nis për të ik në Angli, por e kthyen?
Rama: PO ti?
I zoti i shtëpisë: Kësaj ja kam hequr shkollën unë, se e fejova 15 vjeçe
Rama: Hmmm?.
I zoti i shtëpisë: Traditat tona?. mbaroi klasën e 9-të
Rama: Pse? Nuk e lije ti bënte vetë këto..
I zoti i shtëpisë: Jo, më hynë me zor, ma morën gati si me zor.., nuk u lidh kjo por me shkuesi. Tani ai ka rënë në burg në Itali, ka tre vjet
Rama: Ja paske gjet tamam?Hajde jeta kshu e ka.. s?ke ça bën..mos u mërzit.





Lajmet e fundit nga