Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur kërkesës së PD-së, me objekt ?Verifikimin e pastërtisë së figurës të shtetasit Valdrin Luigj Pjetri?.
Në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme, thuhet se Valdrin Pjetri është arrestuar në Firence me datë 27.01.2003 së bashku me një shtetas tjetër shqiptar për shkelje të ligjeve mbi lëndën narkotike.
Po ashtu, konfirmohet se me vendimin penal Nr.474 të Gjykatës së Firences, subjekti Valdrin Luigj Pjetri është deklaruar fajtor për veprën penale ?Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike në bashkëpunim?.
?Me vendimin penal Nr.474 të Gjykatës së Firences, subjekti Valdrin Luigj Pjetri është deklaruar fajtor për veprën penale ?Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike në bashkëpunim?, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nga neni 73 paragrafi i 1 i Dekretit të Presidentit të Republikës të Republikës së Italisë, nr.309/90 dhe është dënuar me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 2000 (dymijë) Euro, të zbritur për shkak të njohjes së rrethanave lehtësuese të përgjithshme, në 27 (njëzet e shtatë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.500 (njëmijë e pesëqind) Euro, e cila është zbritur për shkak të llojit të gjykimit në 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.000 (njëmijë) Euro. Pezullim të dënimit dhe mospërmendje. Vendim i formës së prerë.?.-thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme.
Po ashtu, organi qendror i akuzës bën të ditur se Valdrin Pjetrit io është revokuar leja e qëndrimit më datë 03.02.2003 nga Kuestori i Firencës, si dhe është dëbuar nga territori Italian më datë 04.02.2003, masë e marrë nga Prefekti i Firences. Afati i dëbimit përfundoi më datë 24.07.2015.
Ndër të tjera, Prokuroria e Përgjithshme thekson se Valdrin Pjetri është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, për shkak të mosdeklarimit prej tij në Formularët e Vetëdeklarimit të arrestit në flagrancë, ndjekjes penale ndaj tij në Itali, mosdeklarimit të dënimit penal të formës së prerë dhënë ndaj tij nga Gjykata e Firences dhe mosdeklarimit të masës së dëbimit nga shteti Italian.
Deklarata e plotë e Prokurorisë së Përgjithshme:
Informacion mbi verifikimin e figurës së subjektit Vladrin Luigj Pjetri.
Partia Demokratike e Shqipërisë, me shkresën Nr.121 Prot., datë 01.08.2019 ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme kërkesën me objekt ?Verifikimin e pastërtisë së figurës të shtetasit Valdrin Luigj Pjetri?. Në vijim, me shkresën Nr.121/1 Prot., datë 05.08.2019, në zbatim të përcaktimeve të pikës 2 të nenit 7, të Ligjit Nr.138/2015 ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?, ky subjekt ka dërguar bashkëlidhur nënshkrimet e jo më pak se 500 shtetasve me të drejtë vote, në mbështjetje të kërkesës për verifikim të figurës së shtetasit Valdrin Luigj Pjetri.
Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në parashikimet e Ligjit Nr.138/2015 ka kryer verifikime të thelluara të deklarimeve të subjektit Valdrin Pjetri, të paraqitura në dy Formularë Vetëdeklarimi.
1. Formularit të Vetëdeklarimit, dorëzuar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga subjekti Valdrin Luigj Pjetri, në cilësinë e kandidatit për Kryetar të Bashkisë Shkodër.
2. Formularit të Vetëdeklarimit dorëzuar pranë Departamentit të Administratës Publike, nga subjekti Valdrin Luigj Pjetri, në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë së Aseteve në Ministrinë e Mbrojtjes.
Në përfundim të verifikimeve të kryera është provuar se subjekti Valdrin Luigj Pjetri:
? Është arrestuar në flagrancë nga personeli i Policisë së Shtetit së Firences në datën 27.01.2003 së bashku me një shtetas tjetër shqiptar për shkelje të ligjeve mbi lëndën narkotike bazuar në ex art 73 DPR 309/90.
? Me vendimin penal Nr.474 të Gjykatës së Firences, subjekti Valdrin Luigj Pjetri është deklaruar fajtor për veprën penale ?Mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike në bashkëpunim?, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian dhe nga neni 73 paragrafi i 1 i Dekretit të Presidentit të Republikës të Republikës së Italisë, nr.309/90 dhe është dënuar me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 2000 (dymijë) Euro, të zbritur për shkak të njohjes së rrethanave lehtësuese të përgjithshme, në 27 (njëzet e shtatë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.500 (njëmijë e pesëqind) Euro, e cila është zbritur për shkak të llojit të gjykimit në 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim dhe me gjobë të barabartë me 1.000 (njëmijë) Euro. Pezullim të dënimit dhe mospërmendje. Vendim i formës së prerë.
? I është revokuar leja e qëndrimit më datë 03.02.2003 nga Kuestori i Firencës.
? Është dëbuar nga territori Italian më datë 04.02.2003, masë e marrë nga Prefekti i Firences. Afati i dëbimit përfundoi më datë 24.07.2015.
Mbi këtë bazë dhe referuar parashikimeve të ligjit Nr.138/2015, si dhe Vendimit të Kuvendit Nr.17/2016 është arritur në konkluzionet se:
1. Subjekti deklarues Valdrin Luigj Pjetri, përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2 pika 1 gërma ?a? e ligjit Nr.138/2015, ?Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike?, për shkak të dënimit nga Gjykata e Firences me vendim të formës së prerë.
2. Subjekti deklarues Valdrin Luigj Pjetri, përfshihet dhe në përcaktimet e pikës 3, gërma ?ç?, Kreu III-të, i Vendimit Nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të mosdeklarimit prej tij në Formularët e Vetëdeklarimit të arrestit në flagrancë, ndjekjes penale ndaj tij në Itali, mosdeklarimit të dënimit penal të formës së prerë dhënë ndaj tij nga Gjykata e Firences dhe mosdeklarimit të masës së dëbimit nga shteti Italian.
Në përfundim të procesit vendimarrja i komunikohet subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve dhe Departamentit të Administratës Publike.
Në lidhje me mosdeklarimet prej subjektit në Formularët e Vetëdeklarimeve të fakteve të konstatuara materialet i kaluan për kompetencë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ?Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve?, të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.
Zyra e Shtypit
pranë Prokurorit të Përgjithshëm./ CNA.al
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Kë...
Ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, përmes nj...
Pritet që SPAK të fillojë nga puna më datë 19 dhjetor, ndërs...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë sërish ...
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPA...
Kryeministri Edi Rama në tentativë për të justifikuar përpje...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reagur sërish kundër ...
Pasi doli nga Komisioni për Reformën Zgjedhore, Kryetarja e ...
Në një deklaratë për shtyp, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste ...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me ligjin e pr...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Zë...
Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka f...
Ish Kryeministri Sali Berisha ka reaguar kundër paketës Anti...
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar për lig...
Paketa “Anti-shpifje” e propozuar nga qeveria ka sjellë shum...
Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Top...
Anëtari i Parlamentit Europian, David Lega ka reaguar në lid...
Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa ndërsa flet pë...
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...