web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paketa Antishpifje/ Provokim ekstrem kundër lirisë së medias dhe fjalës së lirë

17 Dhjetor 2019, 08:37, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami ka reaguar në lidhje me paketën ?Anti-shpifje?, e cila pritet të kalojë në Kuvend këtë javë.

Në një deklaratë për media, Axhami e cilëson projektligjinnë fjalë, si provokim ekstrem kundër lirisë së medias dhe fjalës së lirë.

Sipas tij, kjo ndodh, pikërisht për të fshehur dhe për të zgjatur dështimin e qeverisë, nga frika e reagimit nëpërmjet fjalës së lirë prej individëve dhe mediave me kurajo, që fatmiresisht të pakta, por ekzistojnë akoma.

?Paketa antishpifje, provokim ekstrem kundër lirisë së medias dhe fjalës së lirë.

Këtë javë, pritet të miratohet paketa anti-shpifje e qeverisë aktuale të dështuar.

Kjo ndodh, pikërisht për të fshehur dhe për të zgjatur dështimin e saj, nga frika e reagimit nëpërmjet fjalës së lirë prej individëve dhe mediave me kurajo, që fatmiresisht të pakta,  por ekzistojnë akoma.

Nuk është rastësi kjo, që ?Rilindja? e kohëve të sotme, pikërisht në dhjetorin e luftës për liri dhe demokraci, në dhjetorin e përpjekjeve të shqiptarëve për të shpëtuar nga terri komunist, kërkon asfiksimin e lirisë së shprehjes nëpërmjet kësaj pakete antidemokratike.

Kushdo që është i drejt?, komod dhe transparent, jo i korruptuar dhe ligjzbatues, i ndershëm dhe i paperlyer nuk ka frikë nga realiteti dhe nga fjala e lirë.

Paketa ?anti-shpifje? që pritet të miratohet, nëse po, e lejuar kjo prej nesh, do të na bënte të gjithëve fajtor, të përulur përpara një individi si KM i sotëm dhe përpara një qeverie të tillë që për interesa të veta kërkon të vrasë themelet e demokracisë.?-shprehet Axhami.

Më tej, ai thekson se nuk duhet të kemi frikë përballë këtij shantazhi, dhe duhet të mbrojmë fjalën e lirë.

?Ka ikur koha dhe nuk duhet të kemi frikë, të tërhiqemi përballë çdo shantazhi dhe provokimi ogurzi, që kërkon të vrasë atë të cilën sejcili prej nesh e ka të drejtën më legjitime, më të shenjtë dhe më të domosdoshme siç është FJALA E LIRE.

Kjo merr kuptim më tepër, kur për liri shprehje dhe për shpifje realiteti flasin ato, që në thelb të gjithçkaje kanë propogandën dhe deformimin e realitetit nëpërmjet zbukurimeve mediatike.

Kujt i flet për shpifje dhe për realitet mediatik, KM Rama dhe qeveria e tij, ndërkohë kur shumica e shqiptarëve e dinë, se këto drejtuesë aktualë qeverisës, kanë blerë shumicën e mediave nëpërmjet parave të pista dhe shantazhimeve, kanë denigruar gazetarët më të njohur, kanë krijuar madia dhe TV privat me emrin e tyre, dhe nëpërmjet propogandes shpifëse, fshehin realitetin, mpinë trurin e çdo shqiptari, vetëm dhe vetëm, të zgjasin jetgjatësinë qeverisëse.?-deklaron kreu i PLL.

Po ashtu ai thekson se ka ikur koha e çfardolloj qeverie, që kërkon mbyllje dhe hermetizim të të drejtave të individit.

?Ta di mirë kushdo, të cilin mund të e gënjejë mendja, se shoqëria shqiptare, intelektualizmi dhe qytetaria jonë ka kurajo, forcë dhe potencial të gjithanshëm, për të mos e pranuar një gjë të tillë, pavarsisht kostos që mund të ketë.

Prandaj, është detyrimi më i vog?l i sejcili prej nesh, që përpara lirisë në përgjthësi dhe fjalës së lirë në veçanti, nuk vë interesat politike, të reagojë për të i thënë të gjithë sëbashku, STOP  paketes ?anti-shpifje? STOP propogandës së shpifjeve qeveritare, e cila kërkon të na errësojë sytë, të na mbyllë gojën dhe të na shurdhojë veshët nëpërmjet kësaj pakete ?anti-shpifje? të miratuar prej vetë shpifësve.?-përfundon reagimin e tij Shpëtim Axhami./ CNA.al





Lajmet e fundit nga