web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e fortë e Neritan Cekës/ “Më e rrezikshme se tërmeti është ardhja e zonjave në pushtet”

16 Dhjetor 2019, 21:55, Politikë CNA

Ish kryetari i Aleancës Demokratike, ish deputeti, ambasadori dhe historiani Neritan Ceka, i ftuar në emisionin ?360 gradë?, ka hedhur akuza të forta ndaj Ministrisë së Kulturës, sa i përket mirëmbajtjes së monumenteve.

Duke iu referuar tërmetit të 26 nëntorit dhe dëmtimit të monumenteve të kulturës, si kalaja e Prezës, duke iu referuar ministres së Kulturës, Elva Margariti, Ceka tha se, që nga ardhja në pushtet e një zonjë, nuk ka patur ansjë investim.

Ndërkaq, akuza Ceka ka hedhur edhe ndaj Institutit të Ndërtimit, ndërsa u shpreh se prej vitesh në  krye të këtij institucioni nuk ka më specialistë dhe se paguhen për një punë që nuk e bëjnë.

?Ne kemi një shkollë partie që prodhon drejtorë. Kjo është bashkia e Tiranës. Kjo ka prodhuar shefen e monumenteve në Shqipëri. As Durrësi nuk do ishte dëmtuar, as Preza nuk do ishte dëmtuar, sikur këto zonja, se kemi patur një katastrofë me zonjat dhe më e rrezikshme se tërmeti është ardhja e zonjave në pushtet.

Nuk e them këtë për gratë, por na ka ardhur një kategori zonjash, po them tek monumentet e kulturës, meqenëse erdhi një zonjë në krye, që nga viti 2018 nuk ka patur asnjë kujdes prej vitesh.

Në Institutin e Ndërtimit  nuk ke më specialistë. Paguhen për një punë që se bëjnë. Janë 50 vetë që punojnë atje dhe nuk bëjnë asnjë punë.?, theksoi Ceka./CNA.al





Lajmet e fundit nga