web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohen 9 shkaktarë për dëmët në Durrës/ Mediat botërore përhapin lajmin e shumëpritur

14 Dhjetor 2019, 18:07, Kosova & Bota CNA

Nënte persona janë ndaluar ndërsa tetë të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të hetimit të nisur nga prokuroria e Durrësit pas viktimave dhe dëmeve të shkaktuara nga tragjedia e 26 nëntorit. Të ndaluarit dhe personat e shpallur në kërkim janë ish zyrtarë e nëpunës të administratës lokale si edhe mbikqyrës e kolaudues të punimeve. Dyshohet se të 17 këta kanë shkelur ligjin dhe akuzat ndaj tyre shkojnë nga shpërdorimi i detyrës deri tek akuza për vrasje.

Nga Europa në Azi, ka bërë bujë lajmi që 17 persona kanë shkelur ligjin duke u bërë shkaktarë për pasoja tragjike nga tërmeti i nëntorit dhe janë shpallur në kërkim, 9 prej të cilëve janë arrestuar.

?Nëntë persona u arrestuan dhe tetë u shpallen në kërkim pasi dyshohet të jenë përgjegjës për problemet me sigurinë që kishin ndërtesat që u rrëzuan pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Shqipërinë?, shkroi sot China.org

?Prokuroria e Durrësit, që është një nga qytetet më të prekura nga tërmeti vdekjeprurës i 26 nëntorit, njoftoi sot se ka lëshuar 17 urdhër-arreste për ata që janë përgjegjës për sigurinë e pamjaftueshme të ndërtesave që u rrëzuan gjatë tërmetit duke shkaktuar një numër të madh vdekjesh?, publikoi sot gazeta greke Kathimerini.gr

?Ndodhen arrestimet e para për dëmet e shkaktuara në Shqipëri nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit në të cilin humbën jetën 51 persona. Me urdhër të prokurorit të Durrësit, policia njoftoi sot se kishte arrestuar 9 persona, përfshirë kontraktorë ndërtimesh, zyrtarë të administratës vendore dhe teknikë. 8 të tjerë janë shpallur në kërkim. Akuzat ndaj tyre nisin nga abuzimi i detyrës deri në vrasje për shkak të parregullsive në ndërtimin e shtëpive dhe hoteleve që u rrëzuan në Durrës, duke vrarë 23 persona, përfshirë fëmijë. Hetimet filluan gjithashtu në Tiranë dhe Thumanë?, shkruan në mënyrë të detajuar prestigjozja italiane Ansa.it.

Duket se arrestimet e para, pavarësisht se të bëra disa javë pas tërmetit, kanë lënë përshtypjet e tyre tek shtetet fqinjë dhe më gjërë, pasi mënëfund po dalin në dritë emra përgjegjës për shkatërrimin e disa pallateve nga tërmeti i 26 nëntorit, gjë që solli vdekjen e shumë personave./CNA.al





Lajmet e fundit nga