web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Administrata e luksit në Universitete ka shpërblyer veten me 1 milion euro honorare/ SPAK të nisë hetimet

13 Dhjetor 2019, 09:29, Sociale CNA

Qëndresa Qytetare publikoi sot raportin e monitorimit të 7 universiteteve publike për periudhën shkurt ? tetor 2019 duke evidentuar shpenzimet për secilin universitet. Nga gjetjet e monitorimit rezulton se 6 nga 7 universitetet e monitoruara kanë shpenzuar 0 lek për kërimin shkencor dhe rreth 2 milion euro për siguri godine, siguri pasurie dhe kamera.

Sipas këtij raporti, Universiteti Politeknik i Tiranës, rezulton universiteti me më shumë shpenzime të personelit dhe administratës, ku vetëm në 8 muaj ka paguar 100.000 euro dieta, 70.000 euro karburant makine, 17.500 euro telefon/internet dhe rreth 160.000 euro shpërblime dhe honorare për stafin.

Ndërkohë Universiteti i Tiranës ka shpenzuar në periudhën e monitorimit 3.2 milion euro për rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash ku përfshihet rikualifikim i oborrit të Histori – Filologjikut në vlerën 170.000 euro dhe rikonstruktim i Fakultetit të Ekonomisë në vlerën 2.9 milion euro. Ndërkohë vlen të theksohet se dy universitete, ai i Shkodrës dhe i Mjekësisë nuk kanë blerë asnjë libër për studentët në një vit të plotë akademik.

Aktivisti i Qëndresës Migen Qiraxhi u shpreh se politikat qeveritare të ndërrmarra pas protestës së studentëve si rikompozimi i Bordeve dhe Portali i Transparencës kanë dështuar pasi ndryshuan vetëm emrat por jo fryma e keqmenaxhimit financiar. Ai u shpreh se kemi të bëjmë me administratën e cila shpërblen veten me  1 milion euro honorare ndërkohë që prodhon diploma që kanë më pak vlerë në Rajon dhe Europë. Ky është momenti që SPAK dhe Drejtësia e Re të trokasë në dyert e Universiteteve për të çmontuar hallakt e paligjshmërisë dhe keq-qeverisjes së universitetit përfundoi Qiraxhi.

Qëndresa Qytetare në raportin e saj ka evidentuar shkelje të tjera ligjore nga ana e zyrtarëve të universiteteve si pagesat e kryera jashtë zërave përkatës të buxhetit, kalimi i pagave të stafit akademik në kundërshtim me ligjin drejt një individi të vetëm apo nënshkrimi i kontratave të dyshimta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga