web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"I përcolla vetë inxhinierët bullgarë në Durrës"/ Ambasadori flet mbi tërmetin tragjik

12 Dhjetor 2019, 12:49, Politikë CNA

Ambasadori i Bullgarisë, Momtchil Raytchevski ka folur mbi situatën e rëndë që ka shkaktuar tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Shqipëri.

Ai tha se shteti bullgar është treguar menjëherë i gatshëm, duke dërguar që ditën e parë të tërmetit 100 mijë euro për Shqipërinë.

Ndihma nga ana e Bullgarisë nuk ka përfunduar tek ky akt, pasi ambasadori shprehu se janë dërguar edhe dy grupe inxhinierësh, një prej të cilëve ka mbërritur dje në Durrës. Këtë ekip ambasadori e ka shoqëruar vetë deri në qytetin e prekur rëndë nga tërmeti.

“Bullgaria gjithashtu ka dhënë ndihmën edhe për një nga shtëpitë e fundit që i kishte mbetur Korçës për t?u rindërtuar dhe kjo shtëpi është në Vidohovë”, ka shtuar ambasadori bullgar.

Raytchevski ka folur edhe për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian për Shqipërinë, duke theksuar se shtetit tonë i nevojitet ende punë për të bërë./CNA.al





Lajmet e fundit nga