web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Shteti doli lakuriq pas tërmetit të dytë"/ Deputeti: Qeveria të marrë përgjegjësitë, kemi 51 vrasje jo viktima

11 Dhjetor 2019, 21:45, Politikë CNA

Kemi vënë gishtin aty ku i dhëmb më shumë Edi Ramës, shteti doli lakuriq pas tërmetit të dytë. Asnjë masë nuk është marrë pas tërmetit të shtatorit. Ne nuk kemi një shtab emergjencash që të merrte masa dhe të ishte i përgatitur për një tërmet të tillë. I takon qeverisë të marrë përgjegjësitë e saj, të japë llogari dhe të gjejë edhe fajtorët, pse sot kemi 51 vrasje jo viktima.

Kemi lënë Prokurorinë që të marrë faktet e para dhe do të jemi në komunikim me të gjithë organet kompetente për të gjetur të gjithë fajtorët e kësaj vrasje masive. Nuk duhet të kishte vdekur asnjë person me këtë lloj tërmeti, 6.4 rihter që përkthehet në 8.3 ballë në epiqendër, në Durrës dhe Tiranë ka ardhur me më me pak ballë, nuk duhet të kishte shkaktuar viktima në masivitet si këtë radhë. 51 vrasje është se janë dhënë leje ndërtimi është ndërtuar në toka që nuk duhet të ishte ndërtuar”, është shprehur deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, nga tryeza e emisionit “Arena”./CNA.al





Lajmet e fundit nga