web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bledi Mane sulmon Ramën/ Mos u bëj gjobaxhi si Andi Bushati

11 Dhjetor 2019, 20:02, Politikë CNA

Gazetari Bledi Mane ka sulmuar kryeministrin Edi Rama teksa i thotë se është katandisur më keq se Andi Bushati.

Me nota ironia Mane i kërkon Ramës t’i bëjë të fala Bushatit, i cili sipas tij, nuk është gazetar por një gjobvënës cinik që po ia ha kokën kryeministrit  qysh prej dhjetorit të vitit 1998.

Mane shprehet se po shkruan i revoltuar për t’i kujtuar Ramës se prej gazetarëve erdhi në pushtet dhe sipas tij,  nesër kur ai të ikë, pushteti do të jetë përsëri i gazetarëve.

?Dikujt i nxjerr gishtin e mesit, një tjetër e fyen, lyej shkallët i thua një tjetri, shtatshkurtësinë ia sarkazon kolegut. Harboesh mes Orietit dhe Oksidentit, ironikun bën në gjeopolitikë. Aty ku qan fillon qesh, ku qesh fillon godet, gazetarët i mallkon, mallkimin e asimilon. Hiqesh trim por trimëria të tradhëton dhe kërkon protagonizmin në një dimër të trembur kolektiv.
Leri ironitë dhe fyerjet, vazhdo puno si një skuadër, shëro aq sa të mundesh plagët dhe gëzohu që Shqipëria dhe fatkeqësia e tërmetit mblodhi bashkë hebrenj, katolikë, sunitë, artistë, sportistë, ortodoksë, pentakostë, evropianë, amerikanë, afrikanë, aziatikë, mik, armik…
Mblidh veten, racionalizo dhe shëro aq sa mundesh pasojat e fatkeqësisë. Yjet nuk rilindin dot mbi gërmadhat e tragjedisë sonë. Ky dimër i dyfishtë shqiptar patjetër do pasojë me një pranverë nganjëdhuese dhe ti thirri mendjes para se të çelin lulet e para të marsit.
Sot po të shkruaj i revoltuar të të kujtoj se prej gazetarëve erdhe në pushtet dhe pushteti nesër kur ti të ikësh, përsëri i gazetarëve do të jetë!
Të fala Andi Bushatit, djalit të Vera Hysni Kapos. Andit bëji të fala se nuk është gazetar si ne por një gjobvënës cinik që po ta ha kokën qysh prej dhjetorit të vitit 1998.
E mban mend mo djali i Anetës??, shkruan Mane./CNA.al





Lajmet e fundit nga