web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bozo justifikon inxhinierët/ Banorët ndërhyjnë në strukturë, duhet të mbajnë vetë përgjegjësi

9 Dhjetor 2019, 16:22, Aktualitet CNA

Inxhinierja Luljeta Bozo ka kërkuar të mbajnë përgjegjësi edhe qytetarët për një pjesë të banesave që janë shembur apo dëmtuar nga tërmeti.

Në mbledhjen e dytë të qeverisë me Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, Bozo tha se qytetarët bëjnë ndërhyrje në objektin ku banojnë dhe kjo sjell dëmtime për të gjithë ndërtesën.

“Për në qytete kam një shqetësim shumë të madh se objektet duken se kanë një strukturë të mirë nga jashtë, por ka kaq shumë ndërhyrje që nuk jam e sigurtë se çfarë ndodh më vonë. Ka banorë që heqin muret, që bëjnë ndërhyrje, që heqin trarët dhe kollonat, këta persona duhet të përgjigjen, duhet të mbajnë përgjegjësi”, theksoi Bozo, ndërsa foli edhe për shkollën “Emin Duraku” e cila është dëmtuar nga tërmeti.

Inxhinierja mbështeti fjalën e kryeministrit Edi Rama, teksa tha se një godinë nuk duhet të vihet në funksion të nxënësve, ndërsa tjetra është e rregullt.

“Isha te ajo shkolla “Emin Duraku” se isha në dyshim se si kishte rënë ai trau 8 metra, kërkova planimetrinë po nuk ma sollën, gjithsesi pjesa tjetër e ndërtesës ishte në rregull”, u shpreh ajo.

Gjithashtu Bozo kërkoi të nisen hetimet dhe të veprohet menjëherë.

“Shpresojmë të veprojnë edhe gjyqësori se dhe shumë nga këto probleme janë raportuar. Unë nuk prisja me thënë të drejtën kaq shpejt një raportim të tillë. Duhet patjetër të vihen në lëvizje qeveritë vendore, nuk duhet t’ia lënë të gjithë në përgjegjësi qeverisë”, tha inxhinierja./ CNA.al





Lajmet e fundit nga