web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arbër Hajdari merr në dorë qarkun e Tiranës/ Tregon kur do fillojë puna në terren

9 Dhjetor 2019, 20:57, Aktualitet CNA

Drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari tregoi në emisionin “Open” se kur do të fillojë puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Hajdari tha se fondacioni i tij ka marrë në dorë dosjet për qarkun e Tiranës dhe brenda një jave do të fillojë puna në terren.

“Verifikimet i kanë bërë grupet e vlerësimit në terren dhe ne kemi marrë dosjen. Brenda një jave do fillojmë ndërtimin e banesave”, u shpreh ai, ndërsa tha se fillimisht do të rivlerësohen të gjitha banesat nga inxhinierët e fondacionit të tij, për të shmangur çdo rast abuzimesh.

“Duam t’i shmangemi abuzimeve se ka njerëz që mund të abuzojnë, thotë se banesa duhet të rindërtohet, ndërkohë që ajo ka vetëm dëmtime të vogla. Ndërtesat do t’i riverifikojmë që të shmangim ndonjë abuzim të mundshëm”, deklaroi ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga