Tërmeti dhe politika/ Tre arsye pse Basha nuk do takojë Ramën
REDAKSIONALEKryeministri Edi Rama, prej dy ditësh po i bën t...
Nga Ronaldo Daja
Duke dëgjuar zonjën në ekran teksa fliste m?u kujtua ajo shprehja që shpesh ma përmendin prindërit: ?Në kohën tonë bëhej shkollë, ju tani më shumë talleni?.
Zonja Luljeta ka folur për më shumë se një orë me fakte dhe të dhëna për shkaqet e dëmtimeve në banesa, për cilësinë e ndërtimeve, për procedurat që duhet të ndiqeshin për ndërtimin e tyre etj. Fliste me një pasion dhe kthjellësi të frikshme për moshën e saj që të nxiste dëshirën për të ndjekur një shkollë të dytë për inxhinieri.
Po me vinte turp që nuk kisha dëgjuar më parë për zonjën Luljeta. Me disa kërkime në internet mësova që kishte botuar më shumë se 35 libra, kishte fituar çmim nga Universiteti i Cambridge dhe se fundmi ishte larguar nga puna si pedagoge nga dekani/rektori i UPT i cili nuk kishte qoftë dhe një botim të vetëm.
Nuk kisha informacion për Luljetën sepse ndër vite jam mësuar që në televizone Lorenc Vangjeli, të bejë analistin politik, analistin sportiv, inxhinierin, kuzhinierin , kamarierin, gjithologun.
Në portalet e gazetat tona kam lexuar për Zogun e Tiranës, për promovimin e librit të Angela Martinit, për librin me receta të Arbanës ku një pjate shkon 2000 lekë të reja.
Kam lexuar për telefonin 7000$ të Kujtim Gjuzit, dhuratat që i bëri Blendi gocës për ditelindje, për brekët e Noizyt apo se çfarë hëngri Mamaqi për drekë.
Jo me larg se dje një biznesmen hajvan dilte ne ekran dhe shpjegonte duke bertitur se çfare ishte kapitalizmi dhe sesi ai donte të bëhej një oligark si Mane e për ta mbyllur në fund vinte në dukje se Kastrati ishte Kastrioti modern.
Në vendin tonë përjetojmë termete çdo ditë. Tërmet është kur lepirësi partiak të zë vendin e punës, tërmet është edhe kur të shfrytëzojnë në punë çdo ditë, pa orar, pa kontrata të mirëfillta, pa të drejtën për të ngritur zërin.
Tërmet është kur përballesh dhe me pedagogë të paafte, nëpunës servilë, deputetë injorantë.
Bota të dridhet nën këmbë kur merr vesh që shoku i ngushtë është nisur me kamion për në Angli, kur sheh që vendin e lulishtes së fundit në lagjen tende e ka zënë një gradaçelë, kur vendin e Shtetit Social e zë Elvis Naçi, kur një shtet me rreth 3 milion banor nuk ka qoftë edhe një qen të vetëm për kërkim-shpëtim.
Njëjtë është edhe kur sheh ushtarët e zjarrfikësit tanë të keq paguar që ndihen aq të pafuqishem teksa heqin mbetje me duar si të ishin duke pastruar bregdetet. Tërmetë është edhe kur ushtria ende e pa formuar e Kosovës mobilizohet më shpejt, është më e pajisur dhe përgatitur se ushtria jonë.
Dhe përsëri tërmet do jetë kur jo më larg se verën e ardhshme atyre që sot i quajmë vëllezër do i dyfishojmë çmimet e hoteleve dhe shërbimeve.
Nuk është tërmet si ai i mëngjesit të 26 Nëntorit, ama edhe ky vret, ngadalë, çdo ditë pa e kuptuar.
REDAKSIONALEKryeministri Edi Rama, prej dy ditësh po i bën t...
Erdhi më në fund koha që edhe në Shqipëri të shporret përfun...
Nga Genc Pollo * Eurokodet dhe “etikodet”Në këto ditë plot r...
Nga Nikoll Lesi* Tragjedia e tërmetit nxori në skenë, përveç...
Nga Ylli Manjani 1. Duhet të sigurojmë banesat!Kompanitë e s...
Nga Azgan HAKLAJ -Partia Demokratike misionare e çlirimit të...
Nga Genc Bakim, banues në Japoni Do te doja te ndaj disa men...
Nga Artan Fuga* Nuk mund të na ndalojnë të mendojmë!Ka ca nj...
Nga Alba Alishani/A2 cnn* Natyra na ka gjunjëzuar prej 72 or...
Ngjarjet e mëdha janë (s)prova më e mirë sidomos për gazetar...
Fillojme me Tiranen dhe tiranasit.1. Tirana nuk eshte zone s...
Opozita nuk ka shumë gjëra në dorë në situata të tilla. Nuk ...
Në 48 orët e para të tragjedisë, pothuajse të gjithë e ndalë...
Nga Ilir Levonja* Nuk kam fjalë ta risjell se çfarë ndjeva, ...
Numri më i madh i viktimave u shkaktua në dy pallate të kalb...
Një tragjedi, një fatkeqësi natyrore, mbi 30 të vdekur, rret...
Nga Nini Dede*– Zoti i ndihmofte shqiptaret ! Bekime per cd...
Nga Enkel DemiArritëm ta çelim transmetimin në orën 05.02 në...
Pak më parë, nëpërmjet një konference shtypi të mbajtur në a...
Sot në daljen e tij publike të radhës, Presidenti i Republik...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...