VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Nga Enkel Demi
Arritëm ta çelim transmetimin në orën 05.02 në ABC News. Ishim të parët, por mund të ishim edhe më shpejt, nëse unaza që të çon drejt Sanatoriumit nuk do të ishte aq shumë e bllokuar nga makinat dhe gjindja e përfshirë nga paniku. Nejse, nisëm një raportim me një video amatore dhe dy foto. Për ne mjaftojnë. Natyrisht, çuam nga gjumi jo vetëm gazetarët, por mbi të gjitha shtetarët.
Dinamika e një katastrofe të tillë nuk ka asnjëherë kohë. Duhen njerëz, mjete, ndihmë. Njerëz kemi, mjete nuk kemi, ndihmë japim si të mundemi.
Janë njerëzit e thjeshtë, policët, RENEA, ushtarë xhenierë që gjenden për fat aty rrotull e mbërrijnë me aq shpejtësi sa kanë takat, por të tërë kanë vetëm duart dhe zemrën e mirë që të shpëtojnë hallemadhët. Kemi një qeveri në këmbë, një kryeministër që shkon në Durrës, por nuk duken gjëkundi forcat dhe makineritë e shpëtimit. Ato priten të na vijnë nga Kosova, Italia, Greqia. Në Thumanë është një eskavator, një karkalec. Dikush na shkruan që nuk ka qoftë një qen për be që të nuhasë për të mbijetuarit nën rrënoja.
Tërmeti e ka goditur Shqipërinë në orën 03.50, por ushtria i dërgon mjetet e veta gati katër orë më vonë. Thumana nga Tirana është vetëm 35 minuta larg.
Padyshim, ka dëshirë për të shpëtuar jetë, me thonj, por një qysqi sado e madhe të jetë dëshira është veç një qysqi.
Në dekikën, kur një trup i pajetë dilte nga rrënojat, shtabi i emergjencës na bënte me dije se do të ishte live në facebook. Mekanizmi i propagandës u vu në lëvizje, por rrënojat nuk gërmohen me statuse në rrjete sociale, lutje, thua se i kemi ministrat klerikë fetarë.
Njerëzit raportojnë në ABC News si të munden dhe thonë të vërtetën; kanë frikë, duan ndihmë. Spitalet mbushen plot, por në rrënoja ka ende të gjallë dhe ajo që duket me sy në operacionet e shpëtimit rrëfen mjerimin e këtij shteti që beson vetëm në propagandë.
Është ende herët, por lejet e ndërtimit në rërë buzë detit, tollovia e pallateve në Durrës, Tiranë, Krujë, Lezhë po na kthen reston e mbjelljes të tokës me beton. Njerëzit po i blejnë këto banesa me shumë para, por në fund edhe me jetë.
I vetmi që nuk tundet vendit është Teatri Kombëtar, të cilin thanë se një tërmet do e shëmbë, por ai nuk pyet, nuk ka një krisje. Por, ata duan ta prishin që të ndërtojnë pallate, në mënyrë që ato të na zënë brenda të nesërmen.
Sot, Shqipëria është në gjunjë, jo vetëm nga Zoti, por edhe nga këta që i bëjnë mbledhjet e emergjencës live në facebook./ 27.al
Pak më parë, nëpërmjet një konference shtypi të mbajtur në a...
Sot në daljen e tij publike të radhës, Presidenti i Republik...
Nga Ilir Levonja– Nuk e di përse cave u duket kaq vulgare th...
Nuk ka nevojë fare të zihemi me njëri-tjetrin, se kush është...
Publicisti Mustafa Nano, në librin e tij të fundit “Si e kam...
Asgjë nuk mund t’i ndodhë më as Shqipërisë dhe as bashkimit ...
Mediat dje dhe sot, raportuan me foto një udhëtim të kreut t...
Vini re sa të organizuar janë në spontanitetin dhe kaosin e ...
Pakkush e kujton pamjen klasike e të riut të djeshëm nën reg...
Shpesh në grupet politike dhe në media diskutohet se kush e ...
Këto 6 vite që ka mbetur në opozitë, Lulzim Basha fluturon ç...
Ajo ç’ka ka ndodhur ditët e fundit (si vazhdimësi e viteve t...
Presidenti i Republikës duhet falenderuar sinqerisht që na e...
Nga Ilir Levonja* Mbrëmë vonë dëgjova në një kanal televiziv...
Agjenda e konferencës mbarëkombëtare që do të mbahet më 25 n...
Nga Nora Malaj – “Vetëm ata që kanë guximin për të shkruar f...
Dalja e Ilir Metës sot mbasdite në atë që e quajti konferenc...
Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për dhënien fund të hun...
Nga Ilir Levonja– Dje në Shkup në një Forum të ministrave ng...
Një stuhi në gotë që shpërtheu këtë fillim jave në Kosovë u ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...