web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shënim/ Presidenti Meta sfidon Kushtetutën me "Republikën e referendumeve"

25 Nëntor 2019, 19:49, Opinione CNA

Pak më parë, nëpërmjet një konference shtypi të mbajtur në ambientet e Presidencës kreu u shtetit, Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të paprecedentë, duke injoruar partitë politike, rrjedhimisht dhe pushtetin e ushtruar prej përfaqësuesve të tyre.

Nga sot e në vijim Ilir Meta tha se nuk do ti njoh partitë, nuk do të njoh Parlamentin e mbushur me deputetë “dele” dhe do të vihet vetë në krye të popullit për të zvendësuar  qeverisjen e partive, me qeverisjen e popullit, nëpërmjet referendumeve.

Së bashku me këtë  nismë të paprecedentë për një president, Ilir Meta i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mblidhen në datën 8 dhjetor në “Sheshin Demokracia”, në qytetin Studenti, për të nderuar studentët e dhjetorit ’90.

“Të dashur qytetarë! Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin ?Demokracia?! Le të nderojmë së bashku studentët e dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit.

Mjaft me këtë pakicë politike që keq-qeveris vendin e s?mban asnjë përgjegjësi! Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998. Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 dhjetor! Shqipëria e Para!”

Ka qenë kjo deklarata që presidenti Ilir Meta ka adresuar pak më parë, duke sfiduar jo vetëm paraardhësit e tij, homologë të viteve të shkuara, por edhe vetë Ligjin themeltar të Shtetit, pra Kushtetutën. Ku në asnjë nen të së cilës nuk lexohet  gjëkundi se Shqipëria mund të konvertohet nga Republikë parlamentare në Republikë referendare, me nismë të Presidentit.

Nuk e ndesh një përcaktim të tillë as në nenet hyrëse të kapitullit, që përcakton formën e sistemit, dhe as në atë të kompetencave të Presidentit apo gjetkë. /CNA.al 





17:35 Opinione

Ethet e 8 dhjetorit

Nga Ilir Levonja– Nuk e di përse cave u duket kaq vulgare th...

20:51 Opinione

Burri i shtetit foli!

Nga Nora Malaj – “Vetëm ata që kanë guximin për të shkruar f...

17:30 Opinione

Jo si Shqipëria

Nga Ilir Levonja– Dje në Shkup në një Forum të ministrave ng...

Lajmet e fundit nga