VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Në 48 orët e para të tragjedisë, pothuajse të gjithë e ndalëm dorën për të treguar gjendjen katastrofike të shtetit shqiptar për t?iu përgjigjur si duhet një fatkeqësie natyrore të përmasave të tilla. Nuk ishte dhe nuk është koha për të prevaluar kritikat, por apeli për solidaritet, për unitet dhe për humanizëm.
Të gjithë vlerësuam ndihmën e çmuar që mbërriti nga shumë shtete, ku shkëlqeu ajo e trupave profesionale të Kosovës. Askush nuk zgjodhi të merrej me politikë, ndonëse ishte e paimagjinueshme që një qeveri që hedh qindra milionë euro për check- up e sterilizime, për PPP dhe ?rilindje? urbane, nuk kishte as pajisjet më elementare për të kompletuar trupat e saj të emergjencës civile. As aparatura termike, as kamera të thjeshta për të depërtuar në rrënoja, as qen të trajnuar për raste të tilla, madje as doreza gome për ata njerëz që bënë gjithçka për të shpëtuar çdo jetë njerëzore. Nuk ishte dhe nuk është koha për t?u marrë tani me të tilla analiza.
Ishte dhe është koha për të ndërtuar ndjenjën e bashkimit. Dhe këtë duhej ta bënte i pari kryeminstri. Ai duhej të shtynte brenda vetes çdo ngacmim për të bërë politikë, qoftë edhe nëse ndihej i provokuar, duhej ta shmangte tërheqjen fatale që ka ndaj kamerave për të shpalosur deliret e tij, duhej ta kyçte protagonizmin dhe marrëzinë për të bërë propagandë në çdo kohë. Kryeministri do të duhej të ndërmerrte një akt të madh pajtimi duke thirrur një këshill apo tryezë të jashtëzakonshme, bashkë me presidentin e Republikës dhe drejtuesit e opozitës. Të bërit bashkë në fatkeqësi të tilla, është një mbështetje dhe siguri për ata mijëra njerëz që gjenden nën goditjen e fatkeqësisë.
Mirëpo Edi Rama nuk bëri asgjë nga këto. Ai nuk e la t?i ikë rasti, kur edhe në sfondin e rrënojave, zgjodhi fjalët për të shigjetuar kundërshtarët politikë apo për të justifikuar koncensionin e rrugës së kombit. Ai, me xhupin e kombëtares veshur, u kujdes të marrë rolin e protagonistit, duke shmangur madje edhe krijimin e një zyre të informimit të publikut. Dhe kulmin e mbërriti mbrëmjen e djeshme, (do ta kishte patur zili edhe Erjon Velija), kur pasi përzgjodhi sfondin e duhur dhe caktoi vendosjen e kamerave në terren, u shfaq si rastësisht përpara Sokol Ballës për të qëndruar gati 40 minuta live në prime time. Për të na treguar ndershmërinë dhe ndjeshmërinë e tij si kryeministër i shqiptarëvve.
Pa asnjë respekt për ata dhjetra gazetarë, që kanë mbi tre ditë që raportojnë live në kushte tepër të vështira, pa thënë asnjë fjalë falenderimi për ato media që po bëjnë punën që do duhej të bënte një zyrë shtypi e shtabit të emregjencave, pa kërkuar ndjesë për kaosin e raportimit zyrtar, që ende nuk di të thotë me saktësi sa persona janë të pagjetur dhe sa godina gjenden në rrezik, kryeministri kërcënoi se do ta përdorë gjendjen e jashtëzakonshme për të mbyllur ekrane e portale që nuk i shkojnë pas fotove dhe pozave të tij të propagandës. I dehur nga pushteti, ai harroi madje se ligji për gjendjen e jashtëzakonshme për fatkeqësi natyrore, nuk ia jep një fuqi të tillë.
Shqiptarët nga kryeministri i tyre, në këtë tragjedi që i ka goditur, nuk presin as demonstrimin e forcës së pushtetit të tij dhe as intervistat propagandistike. Ata duan të dinë si po organizohet strehimi, ushqimi dhe ndihma mjekësore për të prekurit nga tërmeti. Ku duhet t?i depozitojnë ndihmat apo paratë dhe kush është zyrtari përgjegjës për administrimin e tyre. Cilat janë vendet e ndihmës së parë, numrat e emergjencës dhe ekipet mjekësore pranë zonave të goditura. Ata duan të dinë se cili është plani për ndërtimin e banesave të reja dhe si do të veprohet që njerëzit të kenë sa më parë një vend ku të fusin kokën.
Mirëpo në vend të këtyre, kryeministri i ngushëlloi ?i prekur? se i do të gjithë ata njësoj si fëmijët e tij. Në fakt, e vetmja gjë që do dëshironim, është që kryeministri mos të na dojë si fëmijët e tij, por të na respektojë si qytetarë me taksat e të cilëve ka marrë obligimin të administrojë vendin. Në vend të dashurisë prindërore, të shfaqi përgjegjësinë të cilën ka marrë përsipër si kryeministër. Nuk e kemi votuar si baba, por si politikan që është i detyruar të zbatojë angazhimet që ka si pari i qeverisë.
Nuk ishte dhe nuk është koha për t?u marrë sot me Edi Ramën, por ai ka aftësinë e papërballueshme për të shkelmuar edhe mundësinë e një ringritje besimi, solidariteti e frymëzimi human që prodhojnë tragjedi të tilla. Të paktën për disa orë të kishte heshtur dhe të largohej nga kamerat. Shqiptarët sot kanë nevojë të ndjejnë njëri- tjetrin./LAPSI
Nga Ilir Levonja* Nuk kam fjalë ta risjell se çfarë ndjeva, ...
Numri më i madh i viktimave u shkaktua në dy pallate të kalb...
Një tragjedi, një fatkeqësi natyrore, mbi 30 të vdekur, rret...
Nga Nini Dede*– Zoti i ndihmofte shqiptaret ! Bekime per cd...
Nga Enkel DemiArritëm ta çelim transmetimin në orën 05.02 në...
Pak më parë, nëpërmjet një konference shtypi të mbajtur në a...
Sot në daljen e tij publike të radhës, Presidenti i Republik...
Nga Ilir Levonja– Nuk e di përse cave u duket kaq vulgare th...
Nuk ka nevojë fare të zihemi me njëri-tjetrin, se kush është...
Publicisti Mustafa Nano, në librin e tij të fundit “Si e kam...
Asgjë nuk mund t’i ndodhë më as Shqipërisë dhe as bashkimit ...
Mediat dje dhe sot, raportuan me foto një udhëtim të kreut t...
Vini re sa të organizuar janë në spontanitetin dhe kaosin e ...
Pakkush e kujton pamjen klasike e të riut të djeshëm nën reg...
Shpesh në grupet politike dhe në media diskutohet se kush e ...
Këto 6 vite që ka mbetur në opozitë, Lulzim Basha fluturon ç...
Ajo ç’ka ka ndodhur ditët e fundit (si vazhdimësi e viteve t...
Presidenti i Republikës duhet falenderuar sinqerisht që na e...
Nga Ilir Levonja* Mbrëmë vonë dëgjova në një kanal televiziv...
Agjenda e konferencës mbarëkombëtare që do të mbahet më 25 n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...