Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
REDAKSIONALE
Kryeministri Edi Rama, prej dy ditësh po i bën thirrje opozitës të bëhet pjesë e një pakti kombëtar për rindërtimin e pasojave nga tërmeti vrastar i 26 nëntorit.
Lëvizje për propagandë politike apo ftesë e sinqertë në një situatë kritike, këtë duhet ta shohim vetëm në rast se ka një takim dhe gjithçka do sjellë ai si produkt politik.
Çdo mendje racionale në këtë situatë dhe këto pasoja katastrofike do kërkonte një pakt kombëtar, që pasojat e këtij tërmeti të ktheheshin në një ndryshim rrënjësor jo vetëm politik, por të sillte një zhvillim të vendit me një projekt të qartë ekonomik e politik.
Mbështetja mund të ishte e madhe edhe nga faktori ndërkombëtar, që palët në këtë rast mund ta përdornin në të mirë të vendit duke shkuar deri tek ideja e një ?Plani Marshall?, për Shqipërinë. Kjo do ishte një fitore më e madhe për Bashën në fakt sesa për Ramën.
Nga një vëzhgim i thjeshtë i situatës politike kupton lehtësisht se Basha, nuk do ta takojë Ramën dhe ky pakt kombëtar apo përfshirja e opozitës nuk do të ndodhë, për këtë janë të paktën 3 arsye.
Aktualisht kemi një opozitë me dy fytyra. Është Lulzim Basha i heshtur që nuk bën politikë dhe sot pasdite ju shmang më diplomaci një PO-je, për takim për një pakt politik në këtë situatë të rëndë për vendin, dhe fytyra tjetër është presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, Bujar Nishani, Petrit Vasili, Luan Rama, Edi Paloka etj. Basha duket i qetë dhe i shtruar, ndërsa fytyra tjetër e egër sharëse që kërkon të fitoje çdo pike politike nga kjo situatë duke bërë politike të pastër dhe sulmuar qeverinë për gjithçka ndodh.
Ilir Meta si pjesë e palës së dytë ende ska anulluar tubimin e 8 dhjetorit dhe publikisht foli edhe për paralajmërimin e tërmetit. Pra, Luli ka përballë pjesën kryesore të opozitës kundër, të cilët i ka jashtë kontrollit dhe kurrsesi nuk mund të shkojë në një takim apo të marrë përgjegjësi politike pa një “OK” nga të gjithë. Kjo është arsyeja e parë.
Arsyeja e dytë është a ka Basha ekspertë, ekspertizë dhe njerëz që të ofrojnë diçka në këtë situatë? Pra një ekip me ide e plan konkret, përveç faktit se FRPD po shpërndan ndihma si organizatë humanitare dhe Luli shëtit në zonat e katastrofës. Çdo kapacitet intelektual dhe ekspertë që ka pasur qeveria e djeshme e Berishës, Luli dhe të tijët i kanë dëbuar.
Me tezat 6 vjeçare të ikin të vjetrit të vijnë të rinjtë, apo hajdutët që na rrëzuan nga pushteti, apo iku koha e gjyshit është koha e Lulit, largoni çdo mbështetës të Olldashit, na duhet gjaku i ri që do Lulin, dhe të tjera idiotësi si këto që nxoren jashtë PD-së palcën e saj intelektuale dhe profesioniste duke e zëvendësuar atë me ata dallkauke që kishte në grup parlamentar, apo palaçot që ka në ekip nga pas Luli. Pra arsyeja e dytë është se nuk ka çfarë të ofrojë, atë që bëri qeveria e djeshme me krizat si rasti i Shkodrës apo Gërdecit, e bëntë ekipi i Berishës, Luli ska as ekip e as ekspertë. Mjafton të shikosh në media kush del dhe çfarë flet.
E treta dhe më e forta është se Basha, në vitin 2017 pati një marrëveshje me Ramën e cila u quajt ?tradhëti? edhe nga Berisha. Luli e kishte çuar PD-në në një rrugë pa krye dhe ajo marrëveshje duhej, por ai e përdori atë për interest e tij personale, duke bërë pazare për pallatin e shembur të vjehrrit të tij, dhe më pas në mënyrë kriminale shiti mandate deputetësh dhe goditi elitën e PD dhe e çoi në një humbje katastrofike. Ajo marrëveshje nuk u zbardh kurrë dhe Bashës i dha jo pak kosto, por erdhi në kohën e një krize politike, sot kemi edhe një katastrofë natyrale dhe mijëra qytetarë të sakatuar që kanë humbur gjithçka kishin ndërtuar në jetë, pa shkuar deri tek dhimbja e jetëve të humbura.
Luli nuk shkon sepse nuk ka më asnjë gjyq dhe asnjë pallat për tu dëmshpërblyer vjehrri e familja. Pra pasuria e biznesi është shtuar, vilat janë shtuar, dosja e financimeve ruse dhe 1 milionë dollarëve të paguara në SHBA po mbyllet, nuk ka më arsye Luli të takohet me Ramën. Basha nuk do mundet kurrë të marrë përgjegjegjësi kombëtare për qytetarët e Shqipërisë, ai nuk shikon dot përtej biznesit familjar./CNA.al
Erdhi më në fund koha që edhe në Shqipëri të shporret përfun...
Nga Genc Pollo * Eurokodet dhe “etikodet”Në këto ditë plot r...
Nga Nikoll Lesi* Tragjedia e tërmetit nxori në skenë, përveç...
Nga Ylli Manjani 1. Duhet të sigurojmë banesat!Kompanitë e s...
Nga Azgan HAKLAJ -Partia Demokratike misionare e çlirimit të...
Nga Genc Bakim, banues në Japoni Do te doja te ndaj disa men...
Nga Artan Fuga* Nuk mund të na ndalojnë të mendojmë!Ka ca nj...
Nga Alba Alishani/A2 cnn* Natyra na ka gjunjëzuar prej 72 or...
Ngjarjet e mëdha janë (s)prova më e mirë sidomos për gazetar...
Fillojme me Tiranen dhe tiranasit.1. Tirana nuk eshte zone s...
Opozita nuk ka shumë gjëra në dorë në situata të tilla. Nuk ...
Në 48 orët e para të tragjedisë, pothuajse të gjithë e ndalë...
Nga Ilir Levonja* Nuk kam fjalë ta risjell se çfarë ndjeva, ...
Numri më i madh i viktimave u shkaktua në dy pallate të kalb...
Një tragjedi, një fatkeqësi natyrore, mbi 30 të vdekur, rret...
Nga Nini Dede*– Zoti i ndihmofte shqiptaret ! Bekime per cd...
Nga Enkel DemiArritëm ta çelim transmetimin në orën 05.02 në...
Pak më parë, nëpërmjet një konference shtypi të mbajtur në a...
Sot në daljen e tij publike të radhës, Presidenti i Republik...
Nga Ilir Levonja– Nuk e di përse cave u duket kaq vulgare th...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...