web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk ka më kapacitet”/ Rama thirrje qytetarëve: Mos dërgoni më ushqime dhe rroba, nuk po vidhen ndihma

28 Nëntor 2019, 11:22, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos dërgojnë më ndihma ushqimore dhe rroba për të prekurit nga tërmeti.

Rama shprehet se kanë ardhur ndihma pafund dhe në Portin e Durrësit s?ka më kapacitet për depozitimin e tyre.

?Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s?ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! Gjynah nga Zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi?, shkruan Rama.

Rama sqaron se nuk ka vjedhje ndihmash dhe problemi i ushqimeve është i zgjidhur tashmë.

?Nuk ka vjedhje ndihmash e as shitje ndihmash, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësishme për nga përmasa apo për shfaqje e postime provokatorësh të pashpirt, në lumin e ndihmave të solidaritetit fantastik?, shprehet kryeministri.

Ai bën thirrje për kontribute sipas mundësisë në adresën unike  e-albania.al/dhuro

?Kontribuoni me një shumë sado modeste, sipas mundësisë suaj në adresën unike e-albania.al/dhuro dhe ju lutem, mos dëgjoni të paudhët që hedhin dyshime e mbjellin mërzi mbi kupën e shpirtit tuaj të dëshpëruar, duke aluduar lloj-lloj ligësish e pabesish…
ju lutem besojeni, ky është momenti ynë i ballafaqimit me zotin e shqiptarëve dhe nuk është ora e kujtdo që e mohon atë Zot, duke bërë politikë apo kallur mërzinë e vogëlsisë së vet, në shpirtin tuaj bujar?, shkruan me stë tjerash Rama.

Postimi i plotë:

JU LUTEM?
JU LUTEM MOS DERGONI MË NDIHMA USHQIMORE DHE RROBA?
Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s?ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! Gjynah nga Zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi?
FALEMINDERIT SHUMË, ME ZEMËR, POR JU LUTEM MIRËKUPTIMIN TUAJ?
JU LUTEM MOS DËGJONI ata që spekullojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jemi?
NUK KA VJEDHJE NDIHMASH e as SHITJE NDIHMASH, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësishme për nga përmasa apo për shfaqje e postime provokatorësh të pashpirt, në LUMIN E NDIHMAVE të solidaritetit fantastik?
JU LUTEM kuptoni se problemi i emergjencës fillestare të ushqimit dhe veshmbathjes se fatkeqëve, është tanimë i zgjidhur dhe i tejkaluar FALË JUSH?
JU LUTEM SOLIDARIZOHUNI PËR TË PËRBALLUAR LUFTËN E VERTETË për strehimin e tyre dinjitoz?
Kontribuoni me një shumë sado modeste, SIPAS MUNDËSISË SUAJ në adresën unike e-albania.al/dhuro dhe JU LUTEM, MOS DËGJONI TË PAUDHËT që hedhin dyshime e mbjellin mërzi mbi kupën e shpirtit tuaj të dëshpëruar, duke aluduar lloj-lloj ligësish e pabesish…
JU LUTEM BESOJENI, KY ËSHTË MOMENTI YNË I BALLAFAQIMIT ME ZOTIN E SHQIPTARËVE dhe nuk është ora e kujtdo që e mohon atë Zot, duke bërë politikë apo kallur mërzinë e vogëlsisë së vet, në SHPIRTIN TUAJ BUJAR?
e-albania.al/dhuro
ZOTI BEKOFTË SHQIPËRINË e JU TË GJITHË dhe frenoftë gjuhën e kujtdo s?di çfarë flet në këtë ORË SPROVE TË RËNDË për FORCËN E ZEMRËS SHQIPTARE???





Lajmet e fundit nga