web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alarmi “fake” për cunami/ Sizmiologu qetëson qytetarët: “Ndodh vetëm në këto raste...”

28 Nëntor 2019, 20:46, Sociale CNA

Sizmiologu, Llambro Duni i ftuar në emisionin ?Open?, është pyetur lidhur mbi lajmin “fake” për cunami që qarkulloi pasditen e sotme duke alarmuar qytetarët.

Duke e përgënjeshtruar këtë fakt, Duni sqaroi se për të ndodhur një cunami, duhet që tërmeti të jetë të paktën mbi 7 ballë.

?Orët e fundit ka një panik të paparë dhe më vjen keq që gjëra të tilla ndodhin sepse është mundësia që të kërkohet një shpjegim nga institucionet për dukuri të tilla dhe të jepet një përgjigje shteruese.

Që të ndodhë një cunam, duhet të ndodhë një tërmet në det dhe që kollona e ujit të jetë e madhe, e lartë dhe tërmeti të jetë të paktën mbi 7 dhe të jetë një tip tërmeti i caktuar që të ngre kollonën e ujit.

Tërmeti që ka ndodhur pardje ka ndodhur pothuajse në breg të detit, disa qindra metra në brendësi. Kolona e ujit është 5 metra, kështuqë nuk ka mundësi të ketë ndodhur në atë madhësi tërmeti. Tërmeti ka qene 6.3 sipas vlerësimeve tona.

Në ato momente qendra europine që bën monitorimin për cuname në gjithë rajonin, ka lëshuar një alarm, por e ka tërhequr më vonë. Kur nuk ka ndodhur atë ditë, nuk mund të ndodhë më. Duhet tërmet mbi 7, është e pamundur.?, theksoi Duni./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga