LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit/ Analisti tregon eksperiencën e tij pas goditjeve të fuqishme

28 Nëntor 2019, 18:43, Sociale CNA
Tërmeti tragjik i 26 nëntorit/ Analisti tregon eksperiencën e tij

Analisti Fatos Lubonja ka treguar eksperiencën e tij mëngjesin e 26 nëntorit, kur tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë goditi vendin duke lënë las dhjetra të vdekur, qindra të plagosur dhe dëme të mëdha materiale.

Në një intervistë për ?Opinion? Lubonja tha se në ato momente ka qenë në shtëpinë e tij në fshat dhe se tronditja ishte e njëjtë me të 21 shtatorit.

?Kam një shtëpi në fshat dhe isha atje atë natë. Tronditja ishte e njëjtë me atë të 21 shtatorit. Dëme pak. Ajo që pashë unë dhe bëra dallim me atë të 21 shtatorit ishte në shtëpinë, apartamentin që kam në tiranë. Ndërsa në të parin nuk kishte asnjë dëm, tani vura re që në muret ndarëse kishin mësuar plasaritje serioze, sigurisht ka nevojë për meremetim. Strukturat, kolonat nuk vura re gjë me aq sa kemi ne përvojë. Ndërsa dëme të tjera televizori, pasqyra kishte plot. Që të lë idenë se çfarë kanë përjetuar ata që kanë qenë në ato momente në ato pallate?, tregoi Lubonja./CNA.al

Lajmet e fundit nga