web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banorët e Unazës së re solidarizohen me të dëmtuarit nga tërmeti/ Ofrojnë strehim për të pastrehët

27 Nëntor 2019, 09:41, Sociale CNA

Banorët e Unazës së re janë solidarizuar me qytetarët e prekur nga dëmet e tërmetit katastrofal të një dite më parëm i cili fatkeqësisht la pas 28 viktima, 650 të plagosur, por edhe mijëra të tjerë të pastrehë.

Banorët e Unazës së re kanë ofruar një ndërtesë 5-katëshe, e cila mund të shërbejë si strehim i përkohshëm për banorët që sot janë të pastrehë për shkak se tërmeti iu ka shembur shtëpitë.

Në një njoftim në rrjetet sociale, thuhet se ?Ne familjet dhe banoret e Unazes se Re ne solidaritet te plote me situaten e post-termeteve, veme ne dispozicion kete ndertese 5 kateshe per c’do familje e banor te pastrehe nga termeti sidomos per zonen e Durresit e te Thumanes por jo vetem!

Godina e banimit ka kapacitet banimi per rreth 200 persona, eshte 5 kateshe me uje, drita, e kushte higjeno sanitare shume te mira, eshte afer 1 deri 3 minuta stationeve te autobuseve, urban e interurban.
Spitali Ushtarak eshte vetem 15 minuta larg ne kembe nga godina.
Godina e banimit ka dhe ambient magazinie.
Godina e banimit gjendet 100-m sapo hyne ne Unaze te Re krahu i djathe te Sheshi Shqiponja.?.

Po ashtu edhe Aleanca për Teatrin është solidarizuar me këtë situatë të rëndë që po kalojnë banorët e prekur nga tërmeti.

Ata janë angazhuar për të siguruar ndihma dhe strehim për të pastrehët, deri në një zgjidhje të dytë.

?Ne banoret e #Unazes se Re bashke me #Aleancen per #Teatrin marim persiper strehimin e te pastreheve pa afat deri ne nje zgjidhje te dyte!
Bashke me Aleancen per Teatrin, do t’ju sigurojme ushqime, rroba, batanije dysheke e c’fare tjeter ju nevojitet per ta kalur me sa me pak dhimbje kete situate te veshtire!
C’do familje e banor i demtuar nga termeti mund te na kontaktoje jemi ne dispozicion 24 ore per Ju.

Kurajo, Shqiptari per Shqiptarin eshte vella ne gezim e hidherim!
Shqiperia me kete solidaritet do te ringrihet edhe me fuqishem!?.-thuhet në njoftim./ CNA.al





Lajmet e fundit nga