web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhomat e Tregtisë në Ballkanin Perëndimor mbështetje për qytetarët dhe bizneset në Shqipëri

26 Nëntor 2019, 21:37, Sociale CNA

Forumi i Investimeve të Dhomave që bashkon Dhomat e Tregtisë në Ballkanin Perëndimor (WB6CIF) dhe Dhoma e Tregtisë Gjermano ? Serbe kanë shprehur ngushëllime të thella për fqinjët shqiptarë për tragjedinë e tërmetit shkatërrues që goditi Durrësin sot herët në mëngjes.

?Ngushëllimet e mia të thella për miqtë tanë shqiptarë, që humbën të dashurit e tyre në një tërmet shkatërrues?, tha Marko ?ade?, Presidenti i Dhomës së Tregtisë Serbe dhe Kryetari i Bordit Drejtues të WB6CIF, në fillim të një takimi pune, midis përfaqësuesve të WB6CIF dhe Shoqatës së Dhomave të Tregtisë Gjermane (DIHK), me rastin e prezantimit të një projekti të përbashkët për të mbështetur e fuqizuar dhomat e Ballkanit Perëndimor.

?ade? tha se, ka qenë në kontakt me kolegen e Bashkimit te Dhomave te Tregtisë se Shqipërisë, Ines Mu?ostepa dhe ofroi ndihmë dhe mbështetje në emër të komunitetit të biznesit të rajonit, për qytetarët dhe bizneset e Shqipërisë.

?Dhomat e Tregtisë në Ballkanin Perëndimor (WB6CIF) do të ftojnë biznesmenët dhe kompanitë që të përfshihen në aksion për të ndihmuar homologët e tyre shqiptarë?, tha presidenti i Dhomës së Tregtisë Serbe.

Ai theksoi gjithashtu se asnjë nga biznesmenët nga Serbia dhe Mali i Zi, që po marrin pjesë në Panairin e Tregtisë Ndërkombëtare në Tiranë nuk janë lënduar nga tërmeti./Gj.Mima-ATA





Lajmet e fundit nga