Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas protestës së 16 shkurtit në Tiranë, opozita e drejtuar nga Lulzim Basha dogji mandatet e deputetëve në shenjë protestë kundër qeverisë, të cilën e akuzon se ka ardhur në pushtet me votat e blera me paratë e krimit.
Më tej, opozita vendosi të bojkotojë edhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit, duke vënë si kusht krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Por, pasi u zhvilluan edhe disa protesta, disa me përplasje, bomba molotov, e disa të tjera si një shëtitje në bulevard, në lojë hyri presidenti Ilir Meta, i cili në fakt përtej statusit që duhet të ketë mbi palët, i mori Bashës ?statusin? e opozitarit.
Ndërsa opozita protestonte përpara parlamentit, me datën 8 qershor, Meta doli me një vendim të papritur duke anulluar datën e zgjedhjeve. Më tej, me datë 10 qershor firmosi live dekretin që çdekretonte 30 qershorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.
Në fakt pavarësisht dekretit të Metës, zgjedhjet u mbajtën edhe pse në shumicën e bashkive, me një kandidat të vetëm, pasi Lulzim Basha vendosi tja falë në tavolinë Ramës edhe pushtetin vendor.
Por, ajo çfarë ndodhi pas këtij veprimi të Metës, ishte fillimi i një beteje të fortë me deklarata dhe kundërdeklarta, me mesazhe të koduara dhe direkte, mes Ramës dhe Metës.
Por, ndërkohë ditët e fundit përplasjet mes Metës dhe mazhorancës u thelluan, në lidhje me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta nuk i ka kursyer akuzat ndaj mazhorancës dhe ndërkohë ka dorëzuar edhe një kallëzim penal në drejtim të kreut të KED, Ardian Dvorani.
Por, Meta gjithashtu ka pasur edhe një ?shpërthim? të fortë ndaj ndërkombëtarëve, duke i cilësuar si palaço ambasadorët e tyre në Shqipëri.
Në një prononcim për mediat, pasi KPA shkarkoi Besnik Muçin, i cili ishte emëruar nga presidenti si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Meta u shpreh ?Larg duart nga Kushtetuta. Hiportikët që duan të çojnë këto akte në Venecia janë hipokritë se duhet të çonin çështjen e Arta Markut. Por tani duan ta çojnë sepse duan të mbrojnë Dvoranin sepse nuk është fajtori i vetëm dhe ka pasur garanci të disa palacove ndërkombëtarë për të përdhosur gjithë procesin?.
Por, jo vetëm Meta ka pasur një shpërthim të fortë kundër ndërkombëtarëve. Tashmë, ai ka vërsulur kundër ndërkombëtarëve edhe të gjithë ?çetën? e partisë së themeluar nga Meta, por që drejtohet nga bashkëshortja e tij.
Pasi Ilir Meta, sulmoi hapur Reformën në Drejtësi dhe ndërkombëtarët, me të njëjtën gjuhë foli edhe Monika Kryemadhi.
Gjatë një prononcimi për mediat, pak ditë më parë Kryemadhi sulmoi reformën në drejtësi, për të cilën tha se për LSI ka vdekur, pasi sipas saj, është e kapur që në krye të saj nga kryeministri Edi Rama. Kryetarja e LSI ka shpërthyer në akuza edhe ndaj ambasadorëve dhe diplomatëve të huaj, duke iu kujtuar që të mos i fusin ?hundët? në punët e brendshme të një vendi. Madje, Kryemadhi nuk kurse as vëzhguesit e procesit të vetingut, për të cilët tha se janë me dy standarte.
?Nuk ka ambasador që del kundër qeverisë sepse qeveri kërkon largimin e tij. Ç?punë ka ambasadori i një shteti që flet për politikën e një vendi. Ambasadori nuk vjen për të bërë interesat e grupimeve politike. Pse ambasadori ynë nuk del flet në Gjermani për opozitën gjermane. Le të dalë ambasadori ynë në Paris dhe të flasë për jelekverdhët… Ka ambasadorë që shijojnë vetëm peshkun në bregdet?, deklaroi Kryemadhi disa ditë më parë.
Nga ana tjetër është edhe Ylli Manjani, i cili edhe pse i dëbuar me ?shqelma? nga politika, nuk lë rast pa komentuar e pa reaguar. Pasi Meta u përplas me ndërkombëtaret, edhe Ylli Manjani vijon statuset në rrjetet sociale, a thua se e keqja më e madhe për shqiptarët qenkan ndërkombëtarët, ndërsa Meta i kapur me bllok në dorë, qenka shenjtori që po na mbron Kushtetutën.
Por, nuk mund të rrinte pa ?u vërsulur? edhe ?lëpirësi? Tit Vasili, i cili po ashtu ka zgjedhur postimet në rrjetet sociale për të sulmuar ndërkombëtarët.
E përveç këtyre që përmendem më sipër dje doli edhe zonja Nora Malaj. Në një opinion të saj, e quante Metën ?burrë shtetit? që po mbron vendin nga të huajt.
Ambasadorët që vijnë në Shqipëri janë përfaqësues të vendeve nga vijnë dhe në Tiranë përfaqësojnë po atë vend, i pëlqen apo jo Metës dhe çetës së tij. Vërtetë mund të mos jenë shenjtorë, por nuk janë ata e keqja më e madhe e këtij vendi.
Fatkeqësia dhe e keqja më e madhe e këtij vendi, vijon të mbetet klasa jonë politike, hajdutë dhe grabitqarë të pangopur që të paktën prej 30 vitesh po e shqyejnë dhe rrëmbejnë çtju dalë përpara. Të paktën na e kurseni moralin dhe ?mbrojtjen? e Kushtetutës. Shqiptarët janë të ngopur./ CNA.al
Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani...
Pas “shpërthimit” të presidentit Ilir Meta kundër ndërkombët...
Për Gjergji Bojaxhiun reforma në drejtësi është një grackë q...
Romina Kuko, Zv-ministre e brendshme ka reaguar për disa alu...
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, i qenë prezent në...
Analisti Mentor Kikia i qenë prezent në emisonin “Pa Protoko...
Zëvendës kryetari i LSI-së, Luan Rama i ftuar mbrëmjen e sot...
Edhe pse ishte nisur nga Tirana për një ekspozitë të tijën n...
Skandalin që e ka bërë duke e fyer Kosovën në takimin e Ohri...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Bal...
Në fillim të kësaj jave, pasi shpërtheu konflikti mes presid...
Departamenti Amerikan i Shtetit i është përgjigjur pasditën ...
Pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit i cili m...
Presidenti i Republikës Ilir Meta në një konferencë të jash...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka dhuruar Sh...
Maja Kocijancic, Zëdhënëse për Punët e Jashtme dhe Politikën...
Presidenti Ilir Meta, ka ripërsëritur deklaratat e tij duke ...
Departamenti i Shtetit thotë se “është në dijeni” të komente...
Zëvendës kryetari i LSI-së, Luan Rama, ka reaguar pas deklar...
Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili thekson se indiferenca dhe...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...