Prokurori i Lezhës ngec në “sitë”/ KPK e shkarkon nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimi...
Vettingu po vijon me ritme të shpejta, ndërkohë që skandalet në drejtësi nuk kanë të ndaluar.
Ka ende gjyqtarë dhe prokurorë e që e sfidojnë hapur Vettingun, me anë të vendimeve që ata marrin.
Pa kaluar tek emrat, ajo që mund të thuhet është se këta gjyqtarë dhe prokurorë ose i përkasin grupit të famshëm tashmë ?kap çfarë të kapësh?, pasi ndjejnë fundin, ose janë të dobët profesionalisht.
Së fundmi është vënë alarmi nga Policia, në lidhje me dy vendime gjykatash, njëri prej të cilëvë është marrë nga gjyqtari i Elbasanit Tomorr Kullolli.
Ky i fundit, nën petkun e zi të gjyqtarit, ka vendosur të lirojë nga burgu një prej personave me precedent të theksuar kriminal Florenc Çapja.
Konkretisht Kullolli ka vendosur pushimin e çështjes penale nr. 40, viti 2006, për veprat penale ?Vrasja me paramendim mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim? dhe ?Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak?, në ngarkim të të pandehurit Florenc Çapja, në dëm të viktimës F.M., me argumentin se nuk provohet se ai e ka kryer këtë vepër penale.
Tashmë kjo cështje, sipas të gjitha gjasave do të hetohet edhe nga Komisioni i Vettingut. Me 13 Nëntor 2019, KPK, ka njoftuar se ka filluar procedurat e rivlerësimit për gjyqtarin Tomorr Kullolli.
Ky i fundit nuk është emër i palakuar. Pasi në vitin 2015 ILDKPKI e denoncoi për fshehje të pasurisë.
Dhe tashmë pas katër vitesh denoncohet nga Policia në lidhje me vendimin në rastin ?Çapja?.
Më 13 mars 2015, nga ILDKPKI është çuar në prokurori, gjyqtari Tomorr Kullolli.
Nuk dihet se çfarë ka vendosur prokuroria, por duket se Kullolli ka arritur t?ia hedhë pa i hyrë gjemb në këmbë.
Por, paraprakisht, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka proceduar me masë administrative.
Në deklaratat e pasurisë, gjyqtari Kullolli thotë se në vitin 2015 ka paguar gjobë tek ILKPKIKI, shumën 400 000 lekë.
Gjatë një vëzhgimi që CNA.al, ka bërë në deklaratat e pasurisë së gjyqtarit Kullolli, dalin në pah paqartësi.
Një pjesë e deklaratës së pasurisë, është e palexueshme nga mënyra si është shkruar. Ai ka të ardhura nga toka bujqësore, nga qiraja e shtëpisë, nga të qenit aksioner në dy shoqëri.
Në deklaratën fillestare të vititn 2003 ai deklaron si pasuri, tokë bujqësore 4000 m2 dhe një makinë. Një vit më vonë bashkëshortja e tij ka blerë një apartament 2 plus 1 me vlerë 1 900 000 lekë.
Në vitin 2006 Kullolli ka blerë një shtëpi private në Elbasan, me sipërfaqe trualli 255 m2 dhe ndërtesa me sipërfaqe 89 m2, me vlerë 6 800 000 lekë. Për të justifikuar blerjen e shtëpisë ai thotë se ka marrë 5 000 hua dhe 6 000 000 lekë.
Këtë shtëpi e ka dhënë me qira dhe në vitin 2008 deklaron se ka përfituar prej saj, shumën 600 000 lekë. Në vitin 2009 deklaron një kredi, por nuk e thorë shumën që ka marrë, afatin dhe për çfarë e ka marrë.
Në vitin 2011 ai deklaron 10 ha ullinj, në Komunën Fierzë, Elbasan, për të cilën thotë se pret subvencionimin nga shteti. Po në të njëjtin viti ai deklaron se ka marrë dhuratë nga babai 400 000 lekë.
Në viti 2013 ai dekalron se është shitur toka, në Levan, Fier, përfituar nga bashkëshortja Lindita Kullolli, sipas ligjit 7501 me vlerë 6 000 000 lekë. Por, kjo pronë nuk rezulton e deklaruar më herët.
Në vitin 2014 ai deklaron se ka shitur aksione (nuk deklaron çfarë aksionesh) me vlerë 2 755 200 lekë dhe më me vlerë 1 028 500 lekë.
Po në të njëjtin viti gjyqtari ka blerë një apartament dupleks në Tiranë, me vlerë 69 371 euro, ndërkohë që i ka dhënë hua shtetasit S.Jupa, shumën 2 000 000 lekë.
Në vitin 2016, gjyqtari ka marrë në pronësi edhe një tokë arë, ullishte dhe kullotë përfituar me vendimin e Gjykatës së Tiranës. Nuk e deklaron vendndodhjen dhe vlerën. Këto ishin pasuritë e shtuar ndër vite nga gjyqtari Kulloli, ndërsa detajet po i sjellim më poshtë.
Viti 2003
Tokë bujqësore 4000 m2.
Makinë, (deklarimi, pjesa që vijon është e palexueshme)
Të ardhura nga paga në shumën 0,580 milion lekë.
Paga e bashkëshortes (nuk lexohet shifra)
Viti 2004
Ap blerë nga bashkëshortja, 2 plus 1 me vlerë 1 900 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 878 720 lekë.
Viti 2005
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 875 146 lekë.
Viti 2006
Shtëpi private në Elbasan, me sip trualli 255 m2 dhe ndërtesa me sip 89 m2, me vlerë 6 800 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 902 556 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 266 664 lekë.
Të ardhura nga aksionet (nuk lexohet deklarimi), në shumën 17 348 lekë.
Huamarrje për blerjen e shtëpisë, shtetasit A. Alliaj, në Vlorë, ne vlerën 2 000 000 lekë.
Huamarrje për blerjen e shtëpisë, shtetasit Sami A., në vlerën 2 000 000 lekë.
Huamarrje për blerjen e shtëpisë, shtetasit A. Xhika, në vlerën 1 000 000 lekë.
Huamarrje për blerjen e shtëpisë, shtetasit Petrit Xh., në vlerën 1 000 000 lekë.
Huamarrje për blerjen e shtëpisë, shtetasit Ardian Kullolli, në shumën 5 000 euro.
Viti 2007
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 876 191 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 28 210 lekë.
Të ardhura nga aksionet (nuk lexohet deklarimi), në shumën 304 025 lekë.
Huamarrje për blerjen e shtëpisë, shtetasit A. Alliaj, në Vlorë, ne vlerën 2 000 000 lekë. Shlyer 1 000 000 lekë.
Huamarrje për blerjen e shtëpisë, shtetasit A. Xhika, në vlerën 1 000 000 lekë. Shlyer 500 000 lekë.
Huamarrje për blerjen e shtëpisë, shtetasit Petrit Xh., në vlerën 1 000 000 lekë. Shlyer e gjithë shuma.
Huamarrje për blerjen e shtëpisë, shtetasit Sami A., në vlerën 2 000 000 lekë. E pashlyer.
Huamarrje për blerjen e shtëpisë, shtetasit Ardian Kullolli, në shumën 5 000 euro. Nuk kuptohet se cfarë ka delaruar në këtë pjesë, pasi shifrën 5 000 euro e deklaron si të shlyer, ndërsa tek kategoria e shumës së pashlyer deklaron 2 380 179 lekë.
Viti 2008
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 112 840 lekë.
Të ardhura nga aksionet Remont Elektrik në shumën 600 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ap, të kthyer në ambjent shërbimi, në Elbasan, në shumën 600 000 lekë.
Kredi (nuk e thotë shumën). Shuma e shlyer është 379 200 lekë, ndërsa shuma e pashlyer 2 211 767 lekë.
Humarrje për blerëjen e shtëpisë. Shuma e shlyer është 1 000 000 lekë, ndërsa shuma e pashlyer është 2 500 000 lekë.
Viti 2009
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 1 015 230 lekë.
Të ardhura nga qiraja në shumën 600 000 lekë.
Kredi (nuk e thotë shumën). Shuma e shlyer është 379 700 lekë, ndërsa shuma e pashlyer 2 612 880 lekë.
Humarrje për blerëjen e shtëpisë. Shuma e shlyer është 500 000 lekë, ndërsa shuma e pashlyer është 2 000 000 lekë.
Viti 2010
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 1 072 450 lekë.
Paga e bashkëshortes në shumën 44 000 lekë në muaj.
Të ardhura nga qiraja në shumën 600 000 lekë.
Kredi (nuk e thotë shumën). Shuma e shlyer është 379 200 lekë, ndërsa shuma e pashlyer 1 826 444 lekë.
Humarrje për blerëjen e shtëpisë. Shuma e shlyer është 500 000 lekë, ndërsa shuma e pashlyer është 1 500 000 lekë.
Viti 2011
10 ha ullinj, Komuna Fierzë, Elbasan, (toka e të atit që prêt ti kthehet se është e lirë), sot marrë me qira. Deklaruese prêt subvencionimin nga shteti.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 1 023 150 lekë.
Paga e bashkëshortes si përmbaruese, në shumën 531 612 lekë.
Të ardhura nga qiraja në shumën 600 000 lekë.
Dhuruar para nga babai (marrë nga dëmshpërblimi), në shumën 400 000 lekë.
Kredi bankare. Shuma e shlyer është 389 100 lekë, ndërsa shuma e pashlyer 1 617 300 lekë.
Humarrje për blerëjen e shtëpisë. Shuma e shlyer është 1 000 000 lekë, ndërsa shuma e pashlyer është 500 000 lekë.
Viti 2012
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 1 293 866 lekë.
Paga e bashkëshortes si përmbaruese, në shumën 480 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja në shumën 600 000 lekë.
Kredi bankare. Shuma e shlyer është 389 100 lekë, ndërsa shuma e pashlyer 1 346 000 lekë.
Viti 2013
Shitur toka, në Levan, Fier, përfituar nga bashkëshortja Lindita Kullolli, sipas ligjit 7501 me vlerë 6 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 1 139 904 lekë.
Paga e bashkëshortes si përmbaruese, në shumën 79 920 lekë.
Të ardhura nga qiraja në shumën 600 000 lekë.
Marrë nga aksionet tek shoqëria Refaktare, shuma 506 058 lekë.
Kredi bankare. Shuma e shlyer është 379 200 lekë, ndërsa shuma e pashlyer 1 071 162 lekë.
Viti 2014
Shitur aksione (nuk deklaron çfarë aksionesh) me vlerë 2 755 200 lekë.
Shitur aksione (nuk deklaron çfarë aksionesh) me vlerë 1 028 500 lekë.
Blerë ap dupleks në Tiranë, me vlerë 69 371 euro.
Gjendje cash jashtë sistemit bankar në shumën 1 000 000 lekë.
Dhënë hua shtetasit S.Jupa, shuma 2 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 1 343 430 lekë.
Paga e bashkëshortes si përmbaruese, në shumën 321 000 lekë.
Të ardhura nga toka në shumën 200 000 lekë.
Marrë nga aksionet tek shoqëria Refaktare, shuma 240 993 lekë.
Kredi bankare. Shuma e shlyer është 277 088, ndërsa shuma e pashlyer 839 835 lekë.
Viti 2015
Depozitë në shumën 7 500 euro.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 1 399 800 lekë.
Paga e bashkëshortes si përmbaruese, në shumën 1 292 260 lekë.
Të ardhura nga qiraja në shumën 1 200 000 lekë.
Marrë nga aksionet tek Remonti elektrik në shumën 500 000 lekë.
Të ardhura nga toka në shumën 700 000 lekë.
Kredi bankare. Shuma e shlyer është 277 088, ndërsa shuma e pashlyer 562 744 lekë.
Paguar gjobë ILKPKIKI-së, shumën 400 000 lekë.
Viti 2016
Tokë arë, ullishte dhe kullotë përfituar me vendimin e Gjykatës së Tiranës. Nuk e deklaron vendndodhjen dhe vlerën.
Gjendje cash jashtë sistemit bankar në shumën 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 1 357 653 lekë.
Paga e bashkëshortes si përmbaruese, në shumën 511 956 lekë.
Të ardhura nga qiraja në shumën 500 000 lekë.
Të ardhura nga toka në shumën 600 000 lekë.
Kredi bankare. Shuma e shlyer është 312 782, ndërsa shuma e pashlyer 174 86 lekë.
Viti 2017
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 1 331 640 lekë.
Paga e bashkëshortes si përmbaruese, në shumën 1 863 970 lekë.
Të ardhura nga qiraja e banesës në Elbasan në shumën 200 000 lekë.
Të ardhura nga toka, ullishtja në fshatin Fierzë, Bashkia Belsh, në shumën 1 200 000 lekë.
Të ardhurat nga tullat Refraktare në shumën 93 000 lekë.
Kredi bankare. Shuma e shlyer është 174 861 lekë. Ka përfunduar.
Viti 2018
Gjendje cash, jashtë sistemit bankar në shumën 200 000 lekë.
Të ardhura nga paga si gjyqtar në Elbasan, në shumën 1 464 501 lekë.
Paga e bashkëshortes si përmbaruese private, në shumën 2 689 104 lekë.
Të ardhura nga dëmshpërblimi në shumën 166 600 lekë.
Të ardhura nga toka, ullishtja në fshatin Fierzë, Bashkia Belsh, në shumën 1 200 000 lekë.
Të ardhurat nga Remonti elektrik, në shumën 659 600 lekë./CNA.al
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimi...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Në muajin Prill të këtij viti, Këshilli i Lartë i Prokuroris...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfirmimin...
Institucioni më i lartë gjyqësor në vend, Gjykata Kushtetues...
Gjyqtarët dhe prokurorë shpeshherë çudisin me pasuritë që de...
Ish kancelarja e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Mira...
Besnik Muçi ka reaguar pas shkarkimit nga detyra nga Komisio...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot shkarkimin nga ...
Njerëzit e drejtësisë, pasurinë e vënë në shumë raste përpiq...
Më shumë se 55 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë rë...
Sot lajmi i ri është që Arta Marku po ankimon proçedurat e v...
Prokurori Alket Mersini, i cili ushtron detyrën pranë Proku...
Gjyqtarët e Tiranës, konsiderohen më të pasur se gjyqtarët e...
Në vitin 2016, kur përflitej zbatimi i procesit të Vettingut...
Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, mund të konsiderohet s...
“Reforma më e madhe gjyqësore që nga rënia e komunizmit, një...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra ...
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Durrës, Arjan Balliu ngeci sot...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar javën që shkoi l...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...