web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas gafave/ Gent Cakaj lëshon “perlen” e radhës

21 Nëntor 2019, 08:42, Politikë CNA

Në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama emëroi si ministër të Jashtëm, Gent Cakajn. Një emër anonim, i panjohur për publikun shqiptar.

Emri i Gent Cakajt i propozuar nga kryeministri Edi Rama si pasardhës i Ditmir Bushatit shkaktoi përplasje dhe tensione mes qeverisë dhe presidencës. Meta refuzoi të dekretojë Cakajn duke pretenduar se qëndrimet e tij për kufijtë e Kosovës janë të papranueshme dhe paraqesin rrezik si dhe quajti papërgjegjshmëri dhe shkelje ligjore neglizhencën për t’u pajisur me certifikatë sigurie në momentin e emërimit zv/ministër i Jashtëm në korrik 2018.

Më tej, Rama e u bë vetë ministër i Jashtëm, por ia delegoi detyrën Gent Cakajt, i cili prej pothuajse një viti vijon të na ?ndrisë? fytyrën në krye të diplomacisë shqiptare.

Kujtojmë këtu Samitin e Diasporës në mars 2019, ku ?gjeniu? i Ramës, pushtoi rrjetet sociale, pasi ngatërroi poezinë e poetit shqiptar Naim Frashëri.

Në 5 shtator 2019 Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj lëshoi një tjetër ?perlë?. Në një status në rrjetet sociale ku shkruan për bekimin dhe mirësinë e pakufishme që vijon të sjellë Nënë Tereza edhe pse nuk është më mes nesh.

Por ministri mesa duket është ngatërruar me kohën që ka kaluar dhe e ka cilësuar 5-vjetor, ndërkohë që shenjtërimi i Nënë Terezës ka vetëm tre vite që është bërë.

?Sot është pesëvjetori i shenjtërimit të Nënës që vazhdon të sjellë bekim të pakursyer nga atje lart, përkujdesje të përditshme, mirësi të pakufishme e frymëzim të solidaritetit të pamatshëm për gjithsecilin prej nesh këtu poshtë! #motherteresa,?- shkruante Cakaj në rrjetet sociale krahas fotos së Nënë Terezës.

Më tej, vjen një tjetër ?bëmë?, e Gent Cakajt. Në 27 shtator 2019 njoftoi se kishte qënë i pranishëm në një drekë tradicionale të A5, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut.

Por në një njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit dhe të shpërndarë në rrjetet sociale, ndodhi një gabim, i cili nuk i falet Ministrisë së Jashtme.

Në vend që të ishte shkuar Karta e Adriatikut, në njoftim fjala ishte shkruar ?Atlantikut?.

Ndërsa së fundi Cakaj i ka vënë ?vulën?, me njoftimin e një eventi.

Raportohet se javën e ardhshme do të zhvillohet një konferencë, në datën 25 nëntor, ku ministri në detyrë, Gent Cakaj do të jetë folësi kryesor. Që deri këtu nuk ka asgjë të keqe.

Por, nëse shikoni program-konferencën e shpërndarë nga Ministria e Jashtem, vërehet se prej nga fillimi në fund do të flasë ?Shkelqësia e tij Zoti Gent Cakaj?.

Konferenca fillon në orën 09:00 dhe mbyllet në 12:45, por nga fillimi në fund do të flasë Gent Cakaj, me përjashtim të dy ndërhyrjeve nga të ashtuquajturit bashkëbisedues, të cilët kanë të drejtë të flasin plot 5 minuta. Është treguar zemërgjëre dhe me kaq Cakaj.

Mesa duket Cakaj kësaj radhe do të shpalosë të gjithë talentin e tij dhe do të vijojë të ?ndrisë? fytyrën e diplomacisë shqiptare./ CNA.al





Lajmet e fundit nga