web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Skemë e dështuar”/ Zaev refuzon implementimin e Reformës në Drejtësi sipas modelit shqiptar

20 Nëntor 2019, 18:25, Politikë CNA

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev hedh poshtë kërkesat evropiane për të implementuare në vendin e tij masakrën kushtetuese dhe ligjore sipas modelit të Shqipërisë.

Deklarata u bë në takimin e forumit te ministrave të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Shkup.

Propozimi u bë nga komisionerja evropiane për drejtësi, Vera Jurova, e cila hodhi tezën që Maqedonia e Veriut të ndjekë modelin e Shqipërisë për vettingun dhe Reformën në Drejtësi pasi pak kohë më parë Brukseli i kërkoi Shkupit miratimin e procesit të vettingut gjyqtarët dhe prokurorët.

Zaev e ka kundërshtuar një gjë të tillë, me argumentat se Vettingu në Shqipëri ka shkaktuar kaos dhe se dyti sepse Maqedonia e Veriut nuk ka aq kapacitete të reja sa të zëvendësojë personat që mund të përjashtohen nga sistemi si pasojë e vetingut.

?Shqipëria kaloi një proces të suksesshëm, por tani nuk ka kapacitete se si t?i mbush vendet e zbrazura dhe po funksionon pa Gjykatë Kushtetuese, madje dhe pa Gjykatë të Lartë, gjë që është e pa pranueshme”.

Pas kësaj konkluzionet janë disa:

Së pari, që BE paska gati nja 200 milionë të tjera për t?i shpenzuar për asistencë teknike;

Së dyti, që paska kërkesa të shtuara për vende pune si ekspert nga të tjera Kolavera si këto të OMN-së shqiptare.

Së treti, që të paktën Zaev e kuptoi që halli i BE nuk është asnjëherë i njëjtë me hallin e popujve të shteteve të vegjël, si Shqipëria dhe Maqedonia.

Nuk mund të ketë asnjë qëllim të mirë që të justifikojë lënien e një populli pa zyrat ku shërbehet drejtësia. Zaevi nuk është Rama. Përfundimisht!/CNA.al





Lajmet e fundit nga