web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasja Meta-Bochardt/ Analisti: Presidenti qëndrim dinjitoz

20 Nëntor 2019, 21:47, Politikë CNA

Qëndrimi dhe gjuha e ashpër e presidentit të Republikës, Ilir Meta, ndaj ambasadorëve të disa vëndeve perëndimore në përgjithësi dhe atij të OSBE-së, Bernd Bochardt, në veçanti, ka qenë një tjetër fokus i temës së emisionit ?Real Story?.

Ndërsa ka përsëritur përplasjen e Ilir Metës me ambasadorin Bochard, të cilit i mbylli portën e Presidencës, duke i refuzuar takimin, analisti Agron Gjekmarkaj, si edhe më parë, shprehu vlerësim maksimal ndaj veprimit të Metës.

?Qëndrimi i Presidentit ndaj ambasadorit të OSBE-së, Bernd Bochardt është dinjitoz. Ky Ambasador duhet të ikë nga Shqipëria?, u shpreh Gjekmarkaj, duke replikuar, madje, dhe me moderatorin e emisionit./CNA.al





Lajmet e fundit nga