web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi i Avokatit/ Ngjela: Ilir Meta po shkon drejt burgut

20 Nëntor 2019, 20:31, Politikë CNA

Takimi Meta-Berisha paraditen e sotme është në fokus të temës së emisionit ?Real Story? ku i ftuar është dhe avokat-politikani Spartak Ngjela.

Duke folur lidhur me gjëndjen në të cilën ndodhet presidenti Meta, pas dekretimit të Marsida Xhaferllarit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe padisë ndaj kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi(KED), avokat Ngjela vlerësoi nulitetin e veprimeve të Ilir Metës.

?Ilir Meta po shkon drejt penalitetit. Emërimi i Xhaferllarit i?a ka thelluar shkeljen, me dekretimin e saj ka bërë shkelje të rendë. Tek shkelja e parë nuk i dilte konflikti i interesit tek kjo e Xhaferllarit i del konflikti i interesit pasi e ka bërë për vete, se do shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe i duhen gjyqtarët pro tij?, ka vlerësuar Ngjela.

I cili padinë e Presidentit ndaj kryetarit të KED, Adrian Dvorani, e quan ?nul? pasi e përjashton përgjegjësinë personale të Dvoranit.

?Vendimet e KED janë kolegjale, nuk janë personale. Kështu që Dvorani nuk ka asnjë përgjegjësi për gjithsa pretendon Meta, i cili po shkon drejt burgut?, deklaroi avokat Spartak Ngjela./CNA.al





Lajmet e fundit nga