web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk ka Gjykatë Kushtetuese”/ Manjani bën paralajmërimin e frikshëm: Vendi po shkon drejt kaosit të vetgjyqsisë

21 Nëntor 2019, 11:10, Politikë CNA

Pas shkarkimit të Besnik Muçit nga KPA, ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se premtimi që “do ta bëjmë gjykatën brenda këtij viti”, ra.

Ndërkohë sipas Manjanit, shumë shpejt nuk do të ketë më gjykata apeli.
?Dmth nuk do ketë më asnjë vend për zgjidhje mosmarrëveshjesh sipas ligjit. Vendi po shkon drejt kaosit të vetgjyqsisë!!! Fajin e ka Macroni?, shkruan Manjani.

Postimi i plotë:

As 24 orë nuk kaluan nga çfarë paralajmërova dje.
Republika e Ambasadorëve të Shqipërisë është pa Gjykatë Kushtetuese!
Premtimi që “do ta bëjmë gjykatën brenda këtij viti”, ra.
Më e tmerrshmja nuk është kjo, por shumë shpejt nuk do ketë më gjykata apeli. Dmth nuk do ketë më asnjë vend për zgjidhje mosmarrëveshjesh sipas ligjit. Vendi po shkon drejt kaosit të vetgjyqsisë!!!
Fajin e ka Macroni…/CNA.al





Lajmet e fundit nga