Connect with Us

Arta Marku gënjen KLP/ Justifikon dështimet me udhëzime

Politikë

Arta Marku gënjen KLP/ Justifikon dështimet me udhëzime

Publikuar

-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon sot intervistat me kandidatët për postin e Kryeprokurorit.

Kandidati i parë që po përgjigjet para KLP-së, është Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, e cila prej rreth dy vitesh drejton këtë institucion.

Arta Marku në fillim të fjalës së saj ka tentuar të justifikojë dështimimet me drejtimin e këtij institucioni, duke ia faturuar këtë faktit se sipas saj sistemi është në reformim.

“Prej 18 dhjetori 2017 mbaj pozicionin e përkohshëm të Prokurorit të Përgjithshëm. Ka qenë një periudhë jo e lehtë pasi i gjithë sistemi po reformohet. Nuk mund të kesh rezultate të dukshme nëse mungojnë disa nga hallkat e sistemit”, ka deklaruar Marku.

Më tej, ajo tha se “Kam miratuar udhëzim për marrëdhënien me mediat”. Por, në fakt e vërteta është se marrëdhëniet e Kryeprokurores së Përkohshme me mediat nuk kanë qënë shumë shembullore. Përtej faktit se nuk kthën përgjigje, për më tepër edhe shtyn gazetarët.

Kujtojmë këtu edhe incidentin e disa muajve më parë, kur Truproja i kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, ka shtyrë me forcë duke përplasur për muri një gazetar, që po përpiqej t’i bënte një pyetje shefes së tij.

Teksa gazetari i TV Klan, Renaldo Salianji iu drejtua Markut me mikrofon në dorë, truproja e bllokon gazetarin me duar dhe më pas e shtyn me forcë duke e larguar.

LEXO EDHE:  “Arjan Ndoja zbardh përplasjet”/Arta Marku i tregon dhëmbët KLP-së

Më tej, sa i takon hetimeve, Arta Marku e pranoi vetë që nuk ka arritur pritshmëritë, por sërish thotë se “fajin” e ka sistemi në reformim dhe mungesa e kompetencave.

“Për shkak të mungesës së kompentencave nuk kam realizuar pritshmëritë. Tashmë roli i Prokurorit të Përgjithshëm ka ndryshuar. Nuk është më i plotfuqishëm por ka një rol simbolik për sistemin në tërësi dhe rol të munguar në hetimin e çështjeve konkrete. Mos realizimi i pritshmërive nuk ka qënë për fajin tim por për shkak të reformës në zhvillim e sipër”-tha Arta Marku.

Por një shembull që ilustron më së miri dështimin e Arta Markut edhe brenda kompetencave është rasti i Emiliano Shullazit.

Kujtojmë këtu se Arta Marku kishte një përplasje të fortë me 10 prokurorë në lidhje me dosjen “Shullazi”.

Në atë kohë, Marku “internoi” një grup prokurorësh si masë ndëshkuese për kundërshtimin që i bënë shortit për përzgjedhjen e prokurorëve që do lexonin pretencën ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Mirëpo, vendimi i Markut u rrëzua nga Gjykata Administrative dhe më pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë i riktheu atë në detyrë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Metodologjia e re e zgjerimit/ Rama: Të thonë të vërtetën, mos mbetet topi në derën tonë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur pas tryezës së organizuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, mbi metodologjinë e re të zgjerimit dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Rama u shpreh se miqtë tanë europianë është mirë të fillojnë të thonë të vërtetën dhe të mos mbetet topi si zakonisht, në derën tonë.

“Ajo që them është që pavarësisht se çfarë do të vendosin, miqtë tanë është mirë të fillojnë të thonë të vërtetën dhe të mos mbetet gjithmonë, si zakonisht topi në derën tonë kur faktikisht krosimi i gjatë dhe nxjerrja e topit nga fusha vjen si rezultat i diskutimit të brendshem”, tha Rama.

Sipas tij, ka dakordësi për metodologjinë e e re dhe një përpjekje të rilindur të zgjerimit

LEXO EDHE:  SUPERBIG-ministri që drejton dy ministri dhe një institucion të pavarur

LEXO EDHE:  LSI kundër anëtarëve të KLGJ dhe KLP/ “Nëse Prokuroria është aftë të hetojë Genc Gjonçaj”

“Ajo që ka rëndësi është se ka një dakordësi për metodologjinë e re, ka një përpjekje të rilindur të zgjerimit, jo vetëm mbi bazën e derisotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes sa i përket aspekteve financiare. Do të zhvillojmë një bisedim të brendshëm me presidenten e komisionit. Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe një shtysë të mëtejshme të asaj që është formësuara nga procesi i integrimit. Unë jam i bindur se BE do të mbështesin këtë vizion herët apo vonë, por do të na duhet të kemi pak durim. Derisa ta kenë fokusin total mbi këtë, jo vetëm që BE do ta mbështesë këtë fuqimisht”, u shpreh Rama.”, u shpreh me tej Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Presidentja e KE-së: Metodologjia e re i hap rrugë çeljes së negociatave para samitit të Zagrebit

Publikuar

-

Nga

Në përfundim të takimi jo zyrtar ku është diskutuar metodologjia e re e zgjerimit të BE-së, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor është një prioritet.

Për Von der Leyen, metodologjia e re i hap rrugë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur negociatat për anëtarësim në BE, mundësisht para Samitit të Zagrebit.

“Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t’i bashkohen në të ardhmen BE-së. Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit. Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt. Nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë”, tha Ursula von der Leyen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të gjithë u ulën paska me vështirësi”/Rama nga Brukseli: Mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për median, përpara tryezës së përbashkët të “BE dhe krerëve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”

Rama shprehet se të gjithë u ulën paska me vështirësi sot në Bruksel, kështu që, sipas tij, është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.

Më tej, Rama tha se nesër do të jetë një ditë e madhe pasi kemi Konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit

Të gjithë u ulën paska më vështirësi sot në Bruksel, është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.
Por, në të njëjtën kohë i jemi mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Europian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë porcesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që të rezultojë si një platformë mirëkuptimi Brenda shteteve anëtare. Po kështu, për ne, Shqipërinë, është një ditë e madhe sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet, mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin”, shprehet Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE