web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plotësimi i vendeve vakante për Gjykatën e Lartë/ Kush janë 3 kandidatët që do të dalin para KLGJ

12 Nëntor 2019, 19:25, Kronika CNA

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se do të nisë  verifikimine  kushteve ligjore për tre kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Mësohet se tre emrat e përzgjedhur janë Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushi.

Njoftimi:

Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i  Zhvillimit të Karrierës:

1- ?Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ervin Pupe?, relatore Marçela Shehu;

2- ?Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ilir Panda?, relator Alban Toro;

3-?Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Sokol Sadushi?, relator  Dritan Hallunaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga