Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Malazezi Michael Dokovich dyshohet të ketë trafikuar drogë nga Amerika Latine në Europë dhe kontinente të tjera. Një avion i shfrytëzuar prej tij më 10 janar 2019 fluturoi nga Shqipëria në Gjenevë, pastaj në Basel, shkruan gazeta zvicerane «Tages Anzeiger». Dokovich, i cili prezantohet si pronar hoteli në Tuz, u arrestua në maj në një garazh në Basel të Zvicrës ? me 600 kilogramë kokainë.
Më 16 maj 2019 hetuesit e drogës rrethuan një automjet transporti, i cili ishte parkuar në garazhin nëntokësor të një kazinoje në Basel të Zvicrës. Më parë hetuesit ishin paralajmëruar mbi arritjen e një sasie të konsiderueshme të drogës në aeroportin Basel-Mulhouse. Deri aty droga ishte transportuar me një avion privat.
Hetuesit nuk kishin llogaritur se në automjetin e markës «Ford Transit» gjendej edhe vetë bosi i drogës: Michael Dokovich, një malazez me të kaluar të dyshimtë. Bashkë me të në garazh ndodheshin edhe një pilot dhe një ekspert i informatikës. Në bagazhin e automjetit hetuesit gjetën 21 valixhe me drogë, në tërësi 600 kilogramë kokainë. Ky është deri më tani konfiskimi më i madh i drogës në territorin e Zvicrës.
Koloneli i xhandarmërisë franceze François Després i tha gazetës zvicerane «Tages Anzeiger» se arrestimi i malazezit 60-vjeçar ishte një «befasi e këndshme». Arrestimi i Dokovich u bë edhe me ndihmën e autoriteteve çeke dhe kroate.
Hulumtimet e European Investigative Collaboration (EIC) tregojnë se si funksionon «modeli i biznesit» i Michael Dokovich. Në fund të vitit 2017 hetuesit filluan operacionin «Familia». Atëbotë në kufirin kroato-slloven afër Zagrebit doganierët zbuluan një milion euro në një Mercedes. Në veturë ishte e dashura e Michael Dokovich. Hetuesit konfiskuan paratë, ndërsa të dashurën e Dokovich e lanë të lirë, por filluan ta përgjojnë. Në telefonatat me të dashurën, malazezi lavdërohej se si viteve të fundit shumë herë ka organizuar transporte të ngjashme të parave.
Në vitin 2017 Dokovich nuk fshihej. Në Facebook ai postonte fotografi si pronar i një hoteli në Tuz të Malit të Zi, afër kufirit me Shqipërinë. Sipas hetuesve ai merrej me tregti me drogë nga banesa e tij në Zagreb. Këtë e bënte me disa pseudonime. Emri i tij i vërtetë mendohet të jetë Ilmija Frljuckic. Pjesëtar i bandës së tij është edhe një polic kroat, i cili e furnizonte me informata dhe i ndihmonte të krijojë identitete të rrejshme. Dokovich ishte pasuruar në SHBA, ku banda e tij vodhi kodet e 20 mijë klientëve të bankave. Pas arrestimit të ndihmësve të tij, Dokovich iku në Europë, ku dyshohet se ndërtoi një rrjet me shtrirje të gjerë dhe u mor me trafikimin e drogës. Rrjeti i tij shtrihet deri në Hongkong, ku policia në prill të këtij viti konfiskoi 421 kilogramë kokainë. Droga ishte paraparë të transportohej në Australi, shkruan «Tages Anzeiger».
Dora e djathtë e Dokovich është Petro «Pjer» Sarac (Sharac). Ky i fundit krijoi kontakte në Amerikën Latine dhe solli në Zagreb edhe kriminelë nga Kosta Rika. Sipas hetuesve tregtarët e mëdhenj të drogës në Ballkan po lidhen direkt me bandat në Amerikën Latine ? kjo është risi në veprimtarinë e tyre. «Këto grupe nga Ballkani perëndimor po përpiqen të veprojnë ngjashëm si italianët dhe nigerianët para tyre», tha një polic zviceran. «Ata janë direkt të pranishëm në Amerikën Latine ? me gjasë për të negociuar apo për të organizuar transportin». Sipas hetuesve grupet serbe, malazeze dhe shqiptare janë shndërruar në fuqi në rritje në tregtinë me kokainë.
Ndonëse shumica e drogës nga Amerika Latine vjen në Europë me kontejnerë, Michael Dokovich zgjodhi metodën më të shpejtë për të shpërndarë mallin e tij: avionët privatë. Në fillim të vitit 2019 ai themeloi kompaninë ajrore «MD Global Jet». Për t?u dukur kompani serioze, ai punësoi pilotë çekë, të cilët transportonin pasagjerë VIP.
Sa shpesh Dokovich ka shfrytëzuar avionët e tij, tregojnë lëvizjet e një «Gulfstream V» me kodin «M-FISH». Me këtë avion Dokovich kishte sjellë nmë 16 maj 2019 kokainën në Basel. Këtë e konfirmon një vendim gjyqësor në Zvicër. Që nga viti 2016 avioni «Gulfstream V» me kodin «M-FISH» aterroi mbi dhjetë herë në Zvicër. Më 10 janar 2019 ky avion fluturoi nga Shqipëria në Gjenevë, pastaj aterroi në Basel, shkruan «Tages Anzeiger».
Mes tetorit të vitit 2018 dhe marsit të vitit 2019 ky avion privat fluturoi katër herë në Amerikën Latine. Sipas vendimit gjyqësor zviceran qëllimi i tri fluturimeve ishte tregtia me kokainë. Dokovich dhe ndihmësit e tij pritet të ekstradohen në Kroaci. Ankesat e tyre janë refuzuar nga drejtësia zvicerane./dialogplus.ch
Një trup i dekompozuar është gjetur mëngjesin e sotëm në Kor...
Pesë persona janë proceduar penalisht nga policia e Pogradec...
Tre makina janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme n...
Policia e Lezhës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kër...
Vetëdorëzohet në polici një prej vllezërve që dyshohet se vr...
Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg në mugesë” për ish kr...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 32 vite burg Marjana...
Vetëdorëzohet në polici Gjovalin Aliaj i cili ishte shpallur...
Këshilli i Lartë i Prokurororisë në mbledhjen e sotme ka mir...
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht mbi aksionin e IKMT ...
Shkon në 12 numri i të lënduarve nga përplasja mes policisë ...
Një nga protestuesit e Astirit raportohet të ketë humbur jet...
Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ësht...
Një 43-vjeçar i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën p...
Prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, IKMT vijon aksionin p...
IKMT ka nisur prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm aksionin...
Ekipi i A2 që ndodhet në Siri pranë kampit famëkeq të ISIS k...
Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të h...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e...
Një aksident rrugorë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mërqi të...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...