web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Grupi i A2 hyn në kampin Al Hawl në Siri/ Humbin kontaktet

12 Nëntor 2019, 14:57, Aktualitet CNA

Grupi i xhirimit të A2 arriti të hyjë në kampin Al Hawl në Siri.

Gazetari Julian Kasapi së bashku më operatorin Endrit Myftari arritën të futen në kampin famëkeq, pasi u kryen të gjitha kontrollet e sigurisë, por, që prej atij momenti nuk kemi më asnjë kontakt me ta.

Në këtë kamp gjenden mbi 75 mijë persona, familjarë të luftëtarëve të ISIS dhe konsiderohet nga vëzhguesit ndërkombëtarë si një inkubator për brezin e ardhshëm të ekstremistëve. Mes tyre janë edhe rreth 80 shqiptarë, bashkë me fëmijët e tyre, që ashtu si 11-vjeçari Alvin Berisha, presin për t?u shpëtuar./A2





Lajmet e fundit nga