web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha pranon gabimin/ PD rriti taksën e pronës, duhet të kërkoj ndjesë

11 Nëntor 2019, 11:23, Politikë CNA

Gjatë takimit me bizneset në autostradën Tiranë-Durrës, kyetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar falje për rritjen e transferimit të pronës kur PD ishte në pushtet.

Sipas tij kjo taksë tashmë do të ulet në 3 %.

“Gabim që e nisem ne, se ne e çuam taksën e pronës 8%, por këta e dyfishuan. Ne e nisëm, por është koha edhe për të kërkuar ndjesë. 3% do bëhet taksa e transferimit të pronës. Për sa i përket taksës, do të hiqet taksa Rama në tek nafta. Do të jetë si fillim 240 lekë më i lirë. Ne kemi prodhim të energjisë së ujit.” tha Basha.

Kryedemokrati ka bërë disa premtime që sipas tij do të realizohen kur ai dhe PD të vijë në pushtet do t’i realizojë./CNA.al





Lajmet e fundit nga