Ngritja e Kushtetueses/ Xhafaj uron anëtaret: Procesi i pandikuar politikisht
Edhe ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar për ...
Elsa Toska e Fjona Papajorgji u votuan sot në Kuvend me shumicë votash si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Haptazi në shkelje të kushtetutës, deputetët u vunë të votonin vetëm nga një kandidaturë.
Me një votim shumë të ngjashem me atë të ligjeve të Reformës në Drejtësi, deputetët u vunë përpara faktit të kryer dhe në kundërshtim me parashikimet kushtetuese, kishin mundësi të zgjidhnin vetëm një anëtar për secilin vend. Me një procedurë të shpikur nga halli e jo nga kushtetuta, 105 deputetë praktikisht nuk zgjodhën, por thjesht u shprehën pro plotësimit të vendeve bosh nga zonjat Toska e Papajorgji.
Kryeparlamentari Ruçi përpara nisjes së “votimit”, sqaroi shqiptarët se Këshilli i Legjislacionit e ka konsideruar Kushtetuese procedurën e ndjekur, ndaj edhe vijoi me procesin e votimit. Pra megjithese Komisioni i ligjeve i kish përcjellë seancës dy lista me nga 3 emra, Gramoz Ruçi u vuri përpara deputetëve nga 1 emër për çdo karrike kushtetuese.
Në fakt nuk u kuptua nëse interpretimin Ruçit ja kish bërë KED apo Këshilli i Legjislacionit, por u dëgjua qartë që Ruçi i kish kërkuar KED ti shpjegonte me shkresë atë që gjithë shqiptarët e dinë nga njoftimet zyrtare të institucioneve, të njoftuara publikisht në media. Ruçit i qenkësh dashur shkresë nga KED që ti shpjegonte që Besnik Muçi dhe Arta Vorpsi na qenkeshin emëruar ndërkohë si anëtare të Gjykatës!
?Deputetët janë vënë në dijeni të qëndrimit të Presidentit, lidhur me këtë i jam drejtuar KED-së, e cila i është përgjigjur kërkesës me arsyetimet përkatëse, dhe konkludon se kandidatja e parë automatikisht është e zgjedhur anëtare. Duke patur parasysh që kishte vlerësime politike dhe proceduariale i jam drejtuar këshillit legjislacionit që është i vetmi mekanizëm që ka Kuvendi, që jep mendimin për kushtetuetshëmërinë. Këshilli ka konkluduar se duke parë propozimet e KED etj, dhe procedurën që do të votojmë ka arritur në konkluzionin që është tërësisht kushtetuese.
Në listën e KED ishin renditur: Arta Vorpsi, Elsa Toska, Besnik Muci, ky i fundit i dekretuar nga Presidenti.
Nga lista e paraqitur nga KED, Arta Vorpsi rezulton të jetë shpallur për vendin vakant, pas plotësimit të afatit 30 ditor, dhe në mungesë të ushtrimit të dekretimit, është botuar në fletore zyrtare. Kandidati i tretë gjithashtu i botuar në fletore zyrtare, me dekret të presidentit.? tha Ruci.
I kthyer mbrapsh filmi ose teatri i emërimeve në Gjykatën Kushtetuese rezulton se KED në dukje kish përcjellë lista me nga 3 emra, por duke qenë se listat ishin identike KED praktikisht kish zgjedhur me kohë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Kuvendi vetëm u mblodh për të noteruar vendimin e marrë në KED.
Ra në sy që në fund të votimit Ruçi deklaroi:
?105 vota pro, 2 kundër, 0 abstenim. Nuk kanë votuar 2 deputetë. Elsa Toska shpallet fituese për anëtare të Gjykatës Kushtetuese pas votimit të Kuvendit.?
Kandidatja tjetër në listë Fjona Papajorgji, u votua me 105 pro, 3 kundër, 8 abstenim, ndërsa 2 deputetë nuk morën pjesë në votim. edhe ajo u shpall fituese per anetare e gjykates Kushtetuese.
Duke perdorur shprehjen “shpallet fituese” me sa duket Ruçi deklaroi paraprakisht që zonjat nuk kanë nevojë as që të bëjnë betimin tek Presidenti. KED mbase ja ka shpjeguar edhe këtë në letrën e vet drejtuar Kryetarit të Kuvendit.
Zonjat Toska dhe Papajorgji, u shpallën që sot anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Meta mund të vazhdojë vizitat jashtë shtetit.
Edhe ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka reaguar për ...
Ambasada amerikane ka reaguar pas votimit në Kuvend të dy an...
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë plenar...
Pas votimit në Kuvend të dy anëtareve të Gjykatës Kushtetues...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar ...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar marrëveshjen e “Sh...
Ish-deputeti Eduart Ndocaj, ka bërë një deklaratë të fortë n...
Kuvendi ka votuar për dy vakancat e Gjykatës Kushtetuese. De...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar deklara...
Policia e Tiranës ka arrestuar një grua pasi protestoi në tr...
Deputeti Lefter Maliqi nuk ka marrë pjesë në votimin e sotëm...
Sekretari organizativ, Eno Bozdo shprehet se me votimin sot ...
Ka një histori shumë të famshme, që për herë të parë mendohe...
Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pa...
Pas shpalljes në kërkim të ish kryebashkiakut të Vorës, Arbe...
Lekë Mirakaj, djali i Kolë Bibë Mirakajt, i internuar së bas...
Kreu i Komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj ka kërkuar që p...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka bërë apel për të qet...
Pas dorëheqejs së kreut të AKEP, Ilir Zela, Rilindja tashmë ...
Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se pro...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...