web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Dy ministre “mësyjnë” Majkon, Rama kruhet, Lleshaj i “përmalluar” me Braçen/ Çfarë nuk u pa sot në Kuvend  

11 Nëntor 2019, 13:14, Politikë CNA

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë plenare, ku në fokus të diskutimeve ka qenë dabati për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Por, përtej debateve, ka edhe disa momente pikante, që nuk mund t?i shpëtonin syrit të fotografëve.

Gjatë seancës së sotme, Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka qenë mjaft serioz, ndërsa dy ministret përkatësisht Elva Margariti dhe Etilda Gjonaj, e kanë ?mësy? nga dy anët dhe se çfarë flasin vesh më vesh nuk kuptohet.

Nga ana tjetër kryeministri Rama është parë të diskutojë me zv.kryeministrin Erion Braçe dhe nuk kanë munguar edhe shenja nervozizmi, pasi kreu i qeverisë herë pas here kruante kokën.

Por, edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili pas qëndrimit në Siri, mesa duket e kishte marrë malli shumë për Braçen pasi janë parë të takohen shumë të buzëqeshur brenda sallës së Kuvendit.

Për më tepër shikoni fotot e mëposhtme:  / CNA.al





Lajmet e fundit nga