web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali/ Listat e kandidatëve për Kushtetuese u "krasitën"

11 Nëntor 2019, 10:58, Politikë CNA

Proçedurat parlamentare, janë të njëjta sa herë që shqyrtohen kandidaturat që i përcillen për votim seancës.

Në rastin e listave me nga tre emra, për vendet vakant në Gjykatën kushtetuese, proçedurat kalojnë përmes Komisionit të Ligjeve.

Këtë proçedurë ka ndjekur edhe Komisioni i Ligjeve, kur ka organizuar seancat dëgjimore me secilën prej tre kandidaturave.

Sot Kuvendi është mbledhur në seancë për votimin e kandidaturave.

Komisioni i Ligjeve i ka përcjellë listat siç i ka marrë, duke mos votuar preferencialisht dhe pa i rekomanduar seancës ndonjë kandidaturë të veçantë.

Atëherë, kush i “krasiti” listat me nga tre emra?

Pse listat kanë njëra dy dhe tjetra një emër?

Ato lista duhet të futen për votim të plota, me nga tre emra.

Ndryshe është në lojë ligjshmëria e vendimmarrjes  së Kuvendit.

Vetëm nëse grupi parlamentar socialist ka hall se votat nuk do shkojnë në drejtimin e duhur.

Kujtojmë që nëse Kuvendi nuk arrin të votojë në mënyrë të vlefshme, Arta Vorpsi del automatikisht fituese./ CNA.al

Po Marsida çfarë mendimi ka?

Paralajmërimi/ Pritet që Meta tâ??i kthejë reston Kuvendit për vendimmarrje NUL





Lajmet e fundit nga