LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi/ Pritet që Meta t’i kthejë reston Kuvendit për vendimmarrje NUL

11 Nëntor 2019, 10:13, Politikë CNA
Paralajmërimi/ Pritet që Meta t’i kthejë reston Kuvendit

Kuvendi është mbledhur në seancë plenare me rend dite që ka përfshirë si pika për votim, emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi ka bërë gati dhe deputetëve u janë shpërndarë për votim dy “lista” për dy vakancat, emërimi i të cilave është tagër i Kuvendit.

Ligji ekspertëve të nivelit të Lartë autorizon (në rastin konkret) Kuvendin që të zgjedhe midis tre emrave të klasifikuar të parët dhe nëse Kuvendi nuk shprehet, kandidatura e parë shpallet fituese.

Kuvendi nuk hesht dot kësaj radhe sepse nëse hesht Arta Vorpsi, përveçse e shpallur fituese për një vend, del automatikisht fituese edhe për dy vende të tjera. Shpalljet do e çonin në tre numrin e karrigeve të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, ku do të duhej të ulej Arta Vorpsi.

Ndaj Kuvendi nuk hesht dot.

Por a flet dot Kuvendi kësaj radhe?

Njëra nga “listat” që u është shperndarë deputetëve ka vetëm një emër, pasi nga Kuvendi Besnik Muçi dhe Arta Vorpsi, janë konsideruar të emëruar dhe si të tillë të pazgjedhshëm për herë të dytë e të tretë.

Lista tjetër ka dy emra sepse Kuvendi ka konsideruar që Arta Vorpsi, e cila është shpallur një here si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndaj nuk mund të votohet përsëri.

Situatë bllokimi si kjo nuk kishim parë kurrë më parë, kur të gjithë kanë të drejte dhe të gjithë votojnë, por në përfundim rreziku është që asnjë kandidat, të mos ulet dot në detyrë, pavarësisht se i votuar apo emëruar.

Nuk është çudi që menjëherë pas seancës Presidenti të nxjerrë dekret për emërimin e Marsida Xhaferllarit dhe më pas të mos thërrasë asnjë tjetër për betim perveç Marsida Xhaferllarit.

Ligji thotë: perzgjidhen midis tre emrave të klasifikuar të parët.

Pra, Kuvendi duhet të kishte lista me nga tre emra, jo me 1 e me 2.

Presidenti është në të drejten e vet që ti konsiderojë “NUL” vendimet e Kuvendit për votime me lista që nuk kanë tre  opsione zgjedhjeje.

Ashtu siç e kanë shkruar ligjin ekspertët e nivelit të lartë, ato vendime do jenë “NUL”. Dhe jo vetëm që nuk ka Gjykatë Kushtetuese për ta shqyrtuar çështjen, por edhe nëse ata arrijnë e ulen në karriget e gjyqtarëve, nuk do të mund të jenë pjesë e shqyrtimit të çështjes sa kohë janë haptazi në konflikt interesi për të shqyrtuar vlefshmërinë e karriges së tyre.

Në gjithë këtë estrade, drama e vetme është ajo e zonjës Arta Vorpsi. E para e të gjitha listave, është e vetmja që rrezikon më shumë nga të gjithë të mbetet pa karrige.

Vetëm nëse Presidenti vendos të heqë dore nga Marsida dhe thërret Arten duke i kursyer vetes një firmë dekreti.

Por, kjo do e vinte Presidentin në pozita plotësisht kushtetuese. Dhe argumenti i vendimeve NUL të Kuvendit do ishte i pakontestueshem. As nga Venecia./ CNA.al

Po Marsida çfarë mendimi ka?

Lajmet e fundit nga