web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese pa magjistraturë/ Ballanca: Emërimet në kundërshtim me ligjin

11 Nëntor 2019, 20:40, Politikë CNA

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e ftuar në emisionin ?360 Gradë? në RTV Ora u shpreh se Gjykata e Lartë nuk duhet të çonte asnjë emër për votim në Kuvend nëse nuk plotësonte kriteret, siç është ai i shkollës së magjistraturës.

Sipas Ballancës, asnjë nga emrat nuk e plotësonte këtë kriter, ndaj ky vendim në këtë rast është në kundërshtim me ligjin.

?Gjykata e Lartë nuk duhet të çonte asnjë emër. Asnjë nuk kishte magjistratë. Unë pretendoj dhe e kam thënë që personat duhet të jenë patjetër magjistratë. Ky ka qenë modeli. Është në kundërshtim me ligjin, jo me Kushtetutën në këtë rast.

Unë do të isha dakort nëse i njejti kriter do të përdorej për të tëra prurjet.

Marku ka dërguar dy lista, Presidentit të Republikës, dhe kryetarit të Kuvendit. Një listë me të gjithë anëtarët që plotësojnë gjithë kriteret përvec kriterit të magjistraturës, dhe një listë ku plotësoheshin të gjithë kriteret, dhe kriteri i magjistratuës, por që e plotësonte vetëm zonja Marku. Cështja është pse Kuvendi vendosi të mos e quante të rëndësishëm kriterin e magjistraturës?, ka theksuar Ballanca./CNA.al





Lajmet e fundit nga