web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Baton Haxhiu i përgjigjet  Berishës/ Nuk jam spiun, rrjedh nga trung familjar patriotik

1 Nëntor 2019, 20:35, Politikë CNA

Në emisionin,?Zonë e Lirë, nje jave me pare?ish kryeministri Sali Berisha sulmoi analistin kosovar Baton Haxhiun për të cilin tha se “ishte agjent i serbisë dhe protagonist pas perdeve për realizimin e politikës së shkëmbimit të territoreve të Kosovës me Serbinë”.

Në të njejtin emision të mbrëmjes së sotme ka qene analisti Haxhiu që i pyetur nga moderator i emisionit lidhur me akuzat e renda ka hedhur poshtë gjithçka, duke theksuar se  rrjedh nga një trung familjar patriotik.

Duke i quajtur shpifje të paprincipta gjithësa Berisha adresoi ndaj tij, i revoltuar, Baton Haxhia, rreshtoi kontributin patriotik e të të afërmve të tij ndër breza.

?Unë nuk jam njeri që ndikoj në ndryshimin e kufijve. Projekti i lëvizjes së kufijve është produkt i acarimit të konfliktit politik. Me Doktorin jam zhgënjyer totalisht. Jam përplasur për një sondazh në Pogradec, para zgjedhjeve të vitit 2005?, artikuloi Haxhiu, duke treguar ngjarjen, që sipas tij krisi marrëdhëniet e tij me ish kryeministrin Berisha./CNA.al





Lajmet e fundit nga