web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuza për falsifikim dokumentash/ Agim Kajmaku prej dy ditësh nuk shkon në zyrë

31 Tetor 2019, 15:32, Politikë CNA

Kohët e fundit kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka qenë në qendër të mediave pas akuzave të PD për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Sipas A2, prej dy ditësh Kajmaku nuk është paraqitur në zyrën e tij ndërkohë që pret të marrë vesh vendimin e KQZ për shkarkimin ose jo nga detyra.

Kajmaku akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit dhe pritet që të premten, bashkë me kërkesën për masën e sigurisë, ai të njihet edhe me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkarkimin e tij si Kryebashkiak.

Sipas Kodit Penal, vepra për të cilën akuzohet Agim Kajmaku parashikon gjobë deri në 4 vite burgim./CNA.al





Lajmet e fundit nga