web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Furtunë” shkarkimesh për bindje politike në Ujësjellësin e Gjirokastrës”/ Drejtori i akuzuar flet për CNA.al

29 Tetor 2019, 09:56, Denoncim CNA

?Furtunë? e madhe shkarkimesh në administratën e ujësjellësit të Gjirokastrës denoncohet në redaksinë e CNA.al.
Sipas denoncuesit, drejtori i Ujësjellësit Gentian Llogo ka shkarkuar një numër të madh punonjësish për arsye politike.

?Drejtori i Ujësjellësit të Gjirokastrës shkarkon pothuajse gjithë administratën për arsye politike por edhe gratë në kundërshtim me premtimin e kryeministrit Rama?, ka shkruar denoncuesi një ditë parë.

Pas denoncimit të ardhur në redaksi, CNA.al ka kontaktuar drejtorin e Ujësjellësit lidhur me këtë çështje.
Llogo ka përgënjeshtruar denoncimin e qytetarit duke u shprehur se nuk ka bërë lëvizje nga puna për arsye politike.

?Nuk është fare e vërtetë, nuk kam bërë lëvizje nga puna për bindje poltike. Ka pasur disa shkarkime pasi punonjësit nuk paraqiteshin në punë por merrnin vetëm rrogën, nuk ka fare lidhje politika. Kam shkarkuar 6 persona për mosparaqitje në punë dhe 1 ose 2 për moskryerjen e detyrës. Një rast është një zonjë e cila nuk shkonte në punë por dërgontë burrin në vendin e saj?, është shprehur Llogo për CNA.al.

Ndërkohë teksa i janë kërkuar dokumentat që vërtetojnë shkeljet në të cilat janë kapur punonjësit e shkarkuar, Llogo ka refuzuar t?i verë në dispozicion.
?Abuzuesit janë larguar dhe do të largohet dhe kushdo tjetër që abuzon me ligjin. Madje unë i kam shpëtuar nga prokuroria, pasi ata abuzonin me detyrën duke mos u paraqitur por thjesht merrnin rrogat?, ka thënë Lloga.

Përveç fjalëve, drejtori i Ujësjellësit nuk ka pranuar të publikojë asnjë dokument që vërteton ato ç?ka ai pretendon ndërkohë që fjala e denoncuesit është në kundërshtim me këtë të drejtorit.
Në momentin që Llogo nuk pranon të tregojë më fakte shkaqet e shkarkimit të punonjësve, do të thotë se nuk ka asnjë shkelje nga ato që ai pretendon por shkarkimet kanë ardhur si pasojë e bindjeve poltike, sic edhe punonjësit e larguar pretendojnë.CNA.al





Lajmet e fundit nga