web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dënimi në Greqi dhe ndryshimi i emrit/ Agim Kajmaku vihet nën hetim, sa vite burg rrezikon

29 Tetor 2019, 10:47, Kronika CNA

Njësia e Dekriminalizimit ka vënë në hetim kryebashkiakun i Vorës Agim Kajmaku.
Kajmaku është nën hetim për falsifikim formularësh, vulash e stampash.

Sipas Kodit Penal, Kajmaku rrezikon deri ne 4 vite burg.

“Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet”-thuhet në Kodin Penal.

Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi se kryebashkiaku i Vlorës, Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto është i njëjti person dhe i kërkoi KQZ-së që t?i heqë mandatin për deklarim të rremë të të dhënave në formularin e dekriminalizimit.

Në dokumentin e Prokurorisë, shkruhet se nga krahasimi i gishtave është vërtetuar se Kajmaku dhe Toto është i njëjti person dhe se ka qenë në dënim dhe është arrestuar në flagrancë për falsifikim parash, por ky fakt është fshehur nga Kajmaku në formularin e vetëdekriminalizmit./CNA.al





Lajmet e fundit nga